Kosovarët para objektivëve francezë

Të enjten (sot), me fillim nga ora 12, në objektin e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KCSF), Prishtinë, do hapet ekspozita e fotografive “Kosovo’s People” dhe e një fotografie të formatit të madh (7 m²).
Hapjen e ekspozitës do ta bëjë ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Fitou.
Ndërkaq, duke filluar nga data 24 shtator, në Rezidencën e Francës në Prishtinë (rruga 24 Maj, Arbëri) do të bëhet ekspozimi i gjashtë fotografive të formatit të madh. Përmbledhja e fotografive “Kosovo’s People”, pastaj do të ekspozohet edhe në lokacione të ndryshme të qytetit.
Janë këto fotografi të qytetarëve kosovarë, në mesin e të cilëve përfshihen edhe personalitete politike, si presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Fotografitë janë realizuar nga dy fotografët francezë, Romain Chambodut dhe Julien Malabry, me mbështetjen e Ambasadës së Francës.