E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampioneve sot Roma- Bajern i Munihut

Liga e Kampioneve kthehet ne mbremjen e sotme me ndeshjet e saj te parafundit ne grupe ku sfida me e spikatur eshte ajo e Olimpikos te Romes ku skuadra italiane do te prese Bajernin e Mynihut. Vendasit e drejtuar nga Claudio Ranieri duhet te fitojne me cdo kusht per te shpresuar kalimin ne raundin tjeter dhe per te arritur kete objektiv trajneri do te mbeshtetet te talenti francez Jeremi Menez i cili ka qene deciziv per skuadren e tj ne javet e fundit te kampionatit.

Dyshimi i vetem per Ranierin qendron te sulmi ku Toti dhe Borrielo duhet te fitojne nje vend ne formacion. Bajerni i Mynihut pret i qete kete sfide pasi skuadra gjermane e ka siguruar kualifikimin dhe i duhet vetem nbje pike te per mbyllur matematikisht garen per vendin e pare te grupit. Van Gal duhet te beje ne kete ndeshje pa kapitetin Van Bommel por mund te mbeshtetet te Ribery i cili mund te luaje si titullar pas demtimit te gjate. Ka pak histori ne Grupin F ku me Chelsea ne kualifikuar gjithacka luhet per vendin e dyte. Blute e Londres do te luajne ne Stanford Bridge kunder modesteve te Zilina ndersa sfida e vertete e ketij grupi zhvillohet ne Moske ku ruset e Spartakut do te presin Olimpikun e Marsejes.

Ne grupin G Milani duhet te fitoje me cdo kusht ne transferten franceze kunder Okserit per te hedhur nje hap te rendesishem drejt kualifikimit. Nje ndeshje e veshtire pret Realin e Madridit qe do te zbrese ne fushen e Ajsaksit. Madrilenete Jose Mourinhos kane siguruar kalimin e grupit ndersa holandezet duhet te fitojne per te mbajtur gjalle shpresat per nje kualifikim te mundshem.

Mbremja e sotme e Champions plotesohet me dy sfidat e tjera ne grupin H ku portugezet e Braga do te luajne ne shtepi kunder Arsenalit ndersa Partizani i Beogradit do te prese ukrainasit e Shakhtar Doneck.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›