E Diel, 1 Nëntor 2026

Me Kupe te Mbretit

Prej vitit te ardhshem kampionet shqiptare nga Kosova dhe Shqiperia pritet te luajne bashke ne nje turne futbolli. Princ Leka II ka marre iniciativen te themeloje turneun Kupa e Mbretit. Kjo iniciative eshte pranuar ne parim nga kryetari i FSHF146se dhe ai i FFK146se. Leka II flet ekskluzivisht per Express. Nga Valon Konushevci me 23 nentor 2010 ne ora 1309

Rrallehere ndodh qe t146i shohim klubet nga Kosova dhe Shqiperia qe luajne bashke ne nje stadium. Por sa here qe nje ndeshje e tille ndodh tribunat mbushen plote e perplote me shikues.

Kjo ide shume here ka shtyre qe te formohet nje lige unike ndermjet Federates Shqiptare te Futbollit FSHF dhe Federates se Futbollit te Kosoves FFK.
Por ligjerisht nje lige e tille nuk mund te ndodhe. Madje kete ide e kane perjashtuar kategorikisht se realizuari edhe vete zyrtaret e larte te ketyre dy institucioneve.

Por nje mundesi tjeter ekziston. Nje turne ku do te mund te luanin kampionet e Kosoves dhe Shqiperise. E qe sipas te gjitha gjasave prej vitit te ardhshem do te perballen mes veti ne nje kompetecion tjeter te garave i cili mendohet se do te jete mjaft prestigjioz dhe terheqes per klubet dhe tifozerine shqiptare.

Kjo eshte 145Kupa e Mbretit146 e cila sic duket nuk mund te pengohet nga barrierat politike e ligjore te UEFA146se. Dhe kete iniciative e merr nen patronat vete Familja Mbreterore Shqiptare.

Princi Leka II kthehej nga nje vizite ne Bruksel ku kishte qene si mysafir i Familjes Mbreterore Belge kur gjeti kohe te jape nje interviste ekskluzive per Gazeten Express.

Ai tregon se e gjithe kjo nisi me Krishtlindjet e vitit 2008 kur per here te pare ne nje vizite u degjua kjo iniciative nga nje delegacion i zyrtareve te FC Prishtines dhe qe me pas eshte pajtuar ta mbeshtese duke angazhuar zyrtaret e Oborrit Mbreteror qe sa me shpejt te nisin pegaditjet per kete projekt serioz qe e quajti 147Kupa e Mbretit148.

147Projekti i FC Prishtines ishte i qarte dhe konkret prandaj kerkova nga Oborri Mbreteror qe te vihej dhe te angazhohej ne krijimin e parakushteve per realizimin e tij. Deri tani kemi qene te kujdesshem dhe diskret qe ky projekt te mos devijonte dhe te behej pjese e ndonje fushate per marketing politik duke krijuar mekanizmat e nevojshem per mbrojtjen e tij nga keqperdorimet148 ka rrefyer Princi Leka II per Express.

Ai ka treguar edhe arsyet sipas te cilave Familja Mbreterore kishte marre vendim per ta mbeshtetur fuqishem projektin.

147Familja Mbreterore Shqiptare ka pasur gjithmone ne vemendje te saj dhe si qellim kryesor te politikave integrimin dhe fillimin e iniciativave qe do t146i afronin shqiptaret ne mes tyre mbas nje periudhe te shkeputjes dhe te jeteses ne izolim nga njeri-tjetri. Tashme besoj sinqerisht se jane krijuar rrethanat dhe mundesite reale qe ne te jemi te bashkuar ne shume projekte integruese ne mes nesh148 ka thene ai.

Sipas Princit Leka II Kosova ka 20 vite qe nuk garon jashte vendit ne nje menyre te organizuar. Po ashtu ekipet shqiptare rrallehere ndeshen ne loje me ekipe te tjera nga trevat shqiptare thekson ai.

147Ne si synim kemi qe t146i afrojme te gjitha keto klube shqiptare ane e mbane vendit ne nje turne te nivelit te larte sportiv qe besoj se do te ndikonte pozitivisht ne afrimin e sportisteve shqiptare klubeve shikuesve dhe tifozeve qe do te udhetonin me shpesh drejt qendrave dhe arenave sportive shqiptare148 deklaroi Princi Leka II.

Ai beson qe ky eveniment do te ndikoje qe te zhvillohet edhe me tej komunikimi ne shume sfera ne mes Shqiperise dhe Kosoves.

147Dhe kjo eshte me e rendesishme148 thekson ai.

Princi Leka II tregoi se Familja Mbreterore do ta mbeshtese financiarisht projektin dhe beson se pjesa tjeter e mjeteve do te sigurohen me kohe.

Sipas tij ideja iu eshte prezantuar edhe kreut te FSHF-se Armand Duka nga nje delegacion i Oborrit Mbreteror Shqiptar dhe atij te FFK-se Fadil Vokrri te cilet jane pajtuar ne parim qe te dyja federatat ta mbeshtesin realizimin e kesaj strategjie.

147Kryetaret e federatave tashme presin finalizimin dhe dorezimin e planit perfundimtar te veprimit qe t146ua prezantojne bordeve te tyre ne federata. Por vlen te theksohet se gatishmeria e kryetareve te federatave per t146i dhene driten e gjelber ketij projekti ka qene nje lajm i mire per mua i kendshem si dhe shume motivues per te vazhduar kete pune te nevojshme per te gjithe perpara148 shtoi ai.

147Per kete jane ne dijeni edhe disa nga pjesetaret e politikes edhe ne Kosove dhe Shqiperi e qe e kemi mbajtur ne diskrecion. Gjithashtu kerkojme t146i ofrojme seriozitetin maksimal dhe rigoroz jetesimit te kesaj ngjarjeje te madhe sportive. Per kete edhe kam kerkuar qe te ngrihet nje bord ekspertesh nga Shqiperia Kosova me ekspertize nderkombetare i cili do te mbikeqyre dhe do t146i kete kompetencat fuqiplote per te siguruar standardet evropiane te futbollit dhe mirevajtjen e perhershme te ketij projekti148 nenvizoi Princi Leka II.

Por kuj i dedikohet kjo kupe dhe kush jane perfituesit e ketij projekti. Sipas Princit Leka II perfituesit do te jene gati te gjithe.

147Por me se shumti futbollistet dhe klubet shqiptare ane e mbane vendit qe do te kene mundesine te luajne te tregohen dhe te shperblehen sikur koleget e tyre nga vendet ku futbolli eshte shume me i zhvilluar. Kjo eshte nje dritare e re per te gjithe por edhe per shikuesit dhe simpatizantet qe tashme do te vijne me shpesh ne Shqiperi dhe ne Kosove148 pohoi ai.

50.000 128 per fituesin

Njeri prej iniciuesve te projektit Valon Syla i cili kishte qene edhe pjese e bisedimeve vec e vec me kryetare te federatave i ka bere te ditura disa detaje te turneut Kupa e Mbretit.

147Sipas projektit parashihen shperblime deri ne 50 mije euro per fituesin e turneut dhe 20 mije euro per finalistin. Gjithashtu do te shperblehet golashenuesi dhe asistuesi i Kupes se Mbretit me medalje dhe cmim parash148 tha Syla per Express.

Kjo duhet te ndodhe keshtu qe te krijohet ideja e turneve profitabil per klubet dhe lojtaret cilesore me qellim qe parate qe klubet i fitojne nga ky turne do te jene te obliguar t146i investojne ne kategori te reja dhe zbulimin e talenteve te rinj ka theksuar Syla.

Sipas tij per Kupen e Mbretit do te garonin kampionet dhe nenkampionet e Kosoves dhe Shqiperise si dhe fituesit e Kupave te Shqiperise dhe Kosoves.

Per kete trofe garojne tri klube nga Shqiperia dhe tri nga Kosova me agregat sistem apo shkuarje-ardhje. Dhe gara pritet te filloje kah fundi i muajit maj.

147Koha e sakte e fillimit te Kupes se Mbretit varet nga orari i klubeve te Superliges shqiptare dhe asaj kosovare sepse duhet te behet llogaria e sakte e diteve kur do te filloje zhvillimi i ndeshjeve. Megjithekete pas perfundimit te lojes finale te Liges se Kampioneve diku kah fundi i muajit maj ne besojme se eshte koha e pershtatshme per t146u zhvilluar ndeshjet148 ka perfunduar Valon Syla.

Sidoqe te jete koha e sakte e fillimit te garave me me rendesi eshte se po fillon jetesimi i nje turneu te kampioneve shqiptare. Dhe kjo eshte risia per te gjithe futbollistet dhe klubet qe kete here duhet te pergatiten me fort fizikisht qe t146i perballojne ndeshjeve shtese e profitabile te cilat pritet t146i luajne ne Kupen e Mbretit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›