Më shumë gola

Andis Shala ka treguar se si po mendonte të largohej nga Dundee United, pasi ishte frustruar duke qëndruar në stol vazhdimisht. Sulmuesi kosovar me nënshtetësi gjermane, gjatë këtij sezoni ka luajtur në disa ndeshje, kryesisht si rezervist. Ai e pranon se përparimi i tij kishte stagnuar, pasi nuk kishte minutazh të duhur dhe për këtë ishte preokupuar.
Por, me lëndimin e Damian Casalinuovo, në fillim të ndeshjes së të dielës kundër Rangers, i dha rastin Shalës që ta shënonte golin e parë për Dundee United në barazimin 3:3. Tash ish futbollisti i Mannheim shpreson që të shfaqë paraqitje të mira me ekipin e parë, duke filluar nga ndeshja e Aberdeen.
“Jam ende lart, pas golit tim të shënuar javën e kaluar. Përfundimisht ishte goli më i mirë në karrierën time, në një mundësi të tillë si ajo në Ibrox. Ishte e pazakontë të hyja në lojë vetëm pas dy minutash. Isha vërtet i befasuar ta shihja Damianin të shtrirë në tokë, ndërsa nuk e dija se ishte i lënduar sa për të mos mundur ta vazhdonte ndeshjen. Më pas gjithçka shkoi mirë kur e shënova golin”, u shpreh futbollisti kosovar për tabloidin The Sun.
Shala po mendon për ndeshjet që ka përpara, ku synon të vazhdojë me paraqitje të mira. “Tash duhet të shikoj përpara për ndeshjet e ardhshme dhe të mundohem të shënoj gola përsëri. Shpresoj që ta kem rastin t’ia shfaq menaxherit se mund të luaj, pas një viti frustrues që kisha. Unë kisha mjaft besim para fillimit të sezonit dhe besoja se do të shënoja gola për këtë ekip, por nuk m’u dha rasti ta bëja këtë”, tha ai.
– “Në disa raste unë pata rënë në depresion me situatën. Sidoqoftë, unë nuk po e fajësoj dikë, sepse edhe sulmuesit tjerë po luajnë mirë tek United. Po mendoj se në ndonjërin prej kompeticioneve do të duhej të më jepej rasti apo jo?”, vazhdoi ai.
Shala thotë se me të vërtetë e do klubin dhe se nuk dëshiron të largohet. Por, ai e pranon se po mendonte të lëvizte diku tjetër për të luajtur rregullisht.