Derbi i të rrezikuarve

Dy skuadrat e fundit të tabelës së klasifikimit, Kosova e Vushtrrisë dhe Vëllaznimi i Gjakovës, që cilësohen si skuadrat më të rrezikuara për të rënë nga Superliga – sikurse edhe Gjilani - të dielën do të ballafaqohen mes veti në Vushtrri në kuadër të xhiros së 19-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.
Njëherrësh, ky takim pritet të mbledhë numër të madh të shikuesve, pasi edhe ‘Kuqezinjtë e Jakovës’ kanë paralajmëruar se do të udhëtojnë drejt Vushtrrisë për ta përkrahur ekipin e tyre të zemrës. Skuadra që fiton në këtë takim do t’ia lehtësojë punët vetes në vazhdim të kampionatit për ta arritur objektivin – mbetjen në elitë.
Favorit për një nuancë në letër është Kosova (V), pasi përveç që luan në shtëpi. Kjo skuadër është e motivuar pas fitores së fundit që e shënoi ndaj Lirisë (1:0). Andaj, duke e parë rëndësinë e përballjes me Vëllaznimin, trajneri i bardh e kaltërve, Agron Selmani, thotë se skuadra e tij patjetër duhet të fitojë.
“Fitorja ndaj Lirisë i ka rritur apetitet tona. Ndeshja ndaj Vëllaznimit është me peshë dhe gëzohemi që ky takim është në qendër të vëmendjes, ani pse për mbijetesë. E respektojomë Vëllaznimin, por ne duam që publikun, tifozët tonë të zjarrtë, t’i gëzojmë me një fitore”, deklaroi Selmani për Express.
Kurse trajneri i Vëllaznimit, Ajet Shosholli, tërthorazi bëri me dije se skuadra e tij do të ishte e kënaqur edhe me një barazim eventual.
“Është ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja ekipet. Kosova ka përkrahje të madhe nga tifozët e saj, mirëpo edhe ‘Kuqezinjtë’ do të vijnë në Vushtrri për të na përkrahur. Unë shpresoj që ndeshja të jetë fer dhe korrekte, si në fushë ashtu edhe në tribuna. Në fund le të fitojë më e mira skuadër. Unë kam besim te djelmoshat e mi dhe besoj se ata nuk do të kthehen të mposhtur në Gjakovë”, tha Shosholli për Express.
Në anën tjetër, në Merdarë zhvillohet super-derbi ku do të ballafaqohen dy skuadrat pretenduese për titullin e kampionit, Hysi dhe Besa, të cilat njihen me aplikim të lojës së hapur.
Për të dyja këto skuadra janë të nevojshme të fitohen pikët e plota në këtë përballje për të qenë sa më afër liderit aktual, Trepçës, në luftë për titull. Mitrovicasit aktualisht kanë katër pikë më shumë sesa përcjellësi i parë, Hysi, dhe gjashtë më tepër se Besa.
Andaj, kryetrajneri i Hysit, Luan Prekazi, thotë se skuadra e tij duhet të fitojë patjetër në përballje me pejanët.
“Besa është skuadra e cila në stinorin vjeshtor na pati shkaktuar humbjen më të thellë. Andaj ne shpresojmë që para publikut tonë t’ia kthejmë borxhin dhe të arrijmë të shënojmë një fitore të madhe”, ka thënë Prekazi.
Ndërsa Besa në Merdarë do të udhëtojë e motivuar, pas fitores që e korri të dielën e kaluar ndaj Prishtinës me rezultat 3:1. Prandaj pejanët tri pikë i kërkojnë edhe ndaj Hysit, për ta ndjekur seriozisht titullin e kampionit.
“Hysi është ekip i fortë, me lojtarë cilësorë dhe me meritë është në krye të tabelës. Na gëzon fakti se do të luajmë në një terren të mirë, ku është e mundhsme të shpaloset kualiteti i ekipit. Ne do të luajmë lojë të hapur dhe të pëlqyshme për publik, dhe në këtë mënyrë duam të fitojmë dhe ta vazhdojmë serinë e fitoreve”, deklaroi për Express kryetrajneri i Besës, Genc Hoxha.
Ndeshje tjetër interesante zhvillohet në kryeqytet, ndërmjet Prishtinës e Drenicës. Vendësit duhet të fitojnë patjetër, sepse çdo rezultat tjetër kampionin aktual e fut seriozisht në luftën për mbijetesë. E njëjta vlen edhe për Drenicën, të cilës i duhen pikët.
Superliga – Xhiroja e 19-të
E diel
Kosova (V) – Vëllaznimi
Lira – Ferizaj
Trepça – KEK-u
Gjilani – Flamurtari
Prishtina – Drenica
Hysi – Besa
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00