E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger beson në titull

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se ekipi i tij mund të fitojë titullin e Premierligës këtë vit pasi mposhtën West Hamin të shtunën.

Edhe pse Thomas Vermaelen u përjashtua me karton të kuq, Topxhinjtë fituan 2-0 duke marr tre pikë të rëndësishme në garë për titull.

“Kemi shanse të mira të fitojmë titullin. E duam titullin sepse jemi të vetëdijshëm se kanë kaluar disa vjet që nuk kemi fituar asgjë. Uria, talenti dhe përqendrimi janë prezent”, tha Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›