Me shume rreze dielli jane te shendetshme
LONDER - Me shume rreze dielli mund t'iu ndihmonin per te jetuar me gjate, behej e ditur, sipas nje studimi te publikuar dje, qe sugjeronte se per disa persona dobite e diellit ne te mire te shendetit ishin me te medha se rreziku i kancerit te lekures. Rrezet e diellit ndihmojne organizmin te prodhoje vitaminen D, por frika nga kanceri i lekures po largon shume njerez nga rrezet diellore, duke i privuar ata nga nje mbrojtje shume e rendesishme nga nje sere semundjesh, thane studiuesit. "Rreziku nga kanceri i lekures ekziston, por dobite per shendetin nga ekspozimi ndaj drites se diellit jane shume te larta se ky rrezik", u shpreh Johan Moan, studiues prane Universitetit te Kerkimeve per Kancerin ne Oslo, i cili drejtoi studimin. "Konstatimi yne eshte modest qe ekspozimi ndaj rrezeve te diellit sjell dobi te medha ne prodhimin e vitamines D".
Nje sere studimesh kane zbuluar efektet mbrojtese te vitamines D ndaj kancereve dhe semundjeve te renda si rakitizmi, osteoporozi dhe diabetet, tha Moan. Disa lloje ushqimesh permbajne vitamine D, por burimi kryesor per trupin ne prodhimin e kesaj vitamine eshte dielli. Studiuesit llogariten se per te njejten njesi kohe te kaluar jashte nen driten e diellit, njerezit poshte Ekuatorit ne Australi kishin 3,4 here me shume vitamine D te prodhuar nga trupi i tyre, krahasuar me banoret e Britanise se Madhe dhe 4,8 here me shume sesa skandinavet.
Kjo do te thote se edhe pse niveli i kancereve te brendshme si kanceri i kolones, i mushkerive, i gjoksit apo i prostates, rritet nga veriu ne jug, me pak njerez qe jetojne ne gjeresite gjeografike me te ndricuara nga dielli vdesin nga keto semundje, deklaruan studiuesit. "Faktet e reja perbejne nje prove me shume te rolit te dobishem te vitamines D, te prodhuar ne saje te ekspozimit ne diell, ndaj prognozes se prekjes nga kanceri", deklaroi Ricard Setlou nga Laboratori Kombetar te Departamentit Amerikan per Energjine. Marrja e me shume vitaminave D, qe ndihmon ne funksionimin normal te sistemit imunitar, eshte gjithashtu shume e rendesishme per njerezit qe jetojne ne vende si Skandinavia, ku dimrat e gjate dhe dita e shkurter gjate vitit kufizojne ekspozimin ne driten e diellit, shtoi Moan.
Moan, zbulimi i se cilit u be i njohur ne mbledhjen e Akademise Kombetare te Shkencave, rekomandoi nje ekspozim te perditshem nen rrezet e diellit sa gjysma e kohes qe nje personi i duhet te nxije lekuren nga dielli.