Skandali i seksit perfshin qeverine helene
Nga Dina Kyriakidou/Reuters
Partite opozitare kane sulmuar qeverine konservatore greke, lidhur me ate qe gazetat e kane quajtur skandali "Seks, genjeshtra dhe DVD", qe ka te beje me shantazhin e mundshem ndaj nje ish-zyrtari te larte te Ministrise se Kultures. Vetem kater muaj pas rizgjedhjes me premtimin per te luftuar korrupsionin, Kryeministri Kostas Karamanlis ndodhet perballe faktit qe disa nga keshilltaret e tij me te afert jane perfshire ne histori intime. Per keto ceshtje, parlamenti grek ka kerkuar sqarime nga Kryeministri. "Z. Karamanlis eshte... pergjegjes per vendin qe ka marre tatepjeten. Ai kryeson nje qeveri qe ka prodhuar vetem nje mori skandalesh'', i deklaroi dje lideri socialist i opozites, Jorgos Papandreu, gazetes se perditshme greke ''Eleftherotipia''.
Skandali shpertheu pasi sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Kultures, Hristos Zakopulos, dha doreheqjen muajin e kaluar dhe me pas u perpoq te vetevritej, ndoshta sepse mbi te ishte ushtruar shantazh. Zakopulos, 54 vjec, i cili ndodhet ende i semure ne spital, ishte njeri i afert i Karamanlisit dhe kishte kompetenca te shumta financiare dhe politike ne ministrine pergjegjese edhe per antikitetin grek. Deputetet socialiste kerkojne tashme rishikimin e disa kontratave te miratuara nga Zakopulos, si dhe vendimet per ndertimet mbi apo prane zonave arkeologjike.
Qeveria ka deklaruar vetem se ceshtja eshte ne dore te drejtesise, por zyrtare te ndryshem, duke folur ne kushtet e anonimatit, i kushtojne me shume vemendje tragjedise personale te Zakopulosit sesa skandalit politik. Janis Andrianos, shef i zyres se shtypit te Karamanlisit, u ka dhene prokuroreve nje DVD, per te cilen policia thote se tregon momente intime mes Zakopulosit dhe nje asistenteje 35-vjecare. E lartpermendura u arrestua dhe u akuzua per shantazh, nderkohe qe eshte ne pritje te perfundimit te gjykimit. Ajo ka mohuar t'i kete bere shantazh shefit te saj. Por, ekspertet e policise thone se DVD-ja tashme eshte bere publike dhe kjo gje ka ngritur pikepyetje ne media rreth asaj se komentet e munguara nga ana e qeverise e kane demtuar rende kete te fundit.
Andrianos, nje ish-gazetar, ka refuzuar te thote se nga kush e ka marre DVD-ne, duke theksuar se mbron burimin e gjetjes se saj. "Kjo ceshtje i ka kaluar permasat dhe i eshte dhene nje dimension politik, edhe pse duket qarte se kemi te bejme me nje ceshtje thellesisht personale'', deklaroi nje burim zyrtar per Reuters-in. Por, partite opozitare dhe media nuk jane te bindura. Kjo ceshtje ka zene vemendjen kryesore te lajmeve ne televizionet greke dhe socialistet i kane kerkuar ish-ministrit te Kultures, perfshire Karamanlisin, t'u pergjigjen pyetjeve ne parlament.