E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret ish-gruan dhe i gatuan pjeset e trupit

Ka vrare ish-bashkeshorten, e me pas ka nisur qetesisht te gatuaje pjese te trupit te saj. Ngjarja makabre e konsumuar ne Teksas te SHBA-se, ka per protagonist 25-vjecarin Christopher Lee McCuin. Ai vete i ka telefonuar policise per te rrefyer se cfare po bente. Nje pamje e tmerrshme u shfaq para syve te agjenteve me mberritjen ne shtepine e tij. Ne zjarr ziente nje vesh i gruas, ndersa ne tryezen e bukes ne kuzhine ishte nje pjate me mish njeriu e nje pirun i ngulur ne te. Megjithate, policia thote se aktualisht nuk mund ta provoje qe burri ka ngrene vertet pjese te trupit te 21-vjecares. Vajza ishte vrare me nje goditje ne koke. McCuin kishte precedent penal per sulm te armatosur dhe ishte ndaluar per ngarje te makines nen ndikimin e lendeve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›