E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më shumë se 1 000 viktima në Japoni

Të tjera lëvizje sizmike rrezikojnë të godasin Japoninë, raportojnë mediat ndërkombëtare duke cituar ekspertet. Ndërkaq bëhet e ditur se ka të ngjarë të jenë më shumë se 1 000 viktima nga tërmeti i fuqishëm dhe nga cunami shkatërrues . Po sipas mediave, janë dëmtuar tërësisht 1800 shtëpi në prefekturën e Fukushimas. Sizma 8.9 ballë e shkallës rihter që spostoi aksin e tokës, goditi Japoninë duke provokuar edhe një cunam të fuqishem.

Për momentin, gjëndje alarmi në nivele maksimale është në impiantet nuklerare të Fukushimas, ku është rritur niveli i radioaktivitetit. Miliona njerez gjenden nëpër rruge pasi ndihen ende levizje te lehta sizmike. Në Sendai, qyteti bregdetar më i goditur, u gjendën qindra viktima në pazhe, ndërsa janë evakuar 70 000 persona. Është bllokuar puna në aeroporte, në stacione hekurudhore e metro, dhe është limituar së tepërmi shërbimi i telefonise.

Për shkak të tërmetit dhe cunamit, janë shembur edhe disa diga ndërsa vijon të mbetet në fuqi alarmi për një dallgë anormale në të gjithë paqësorin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›