Tërmetet më të rënda në 150 vitet e fundit
Tërmeti me magnitudë 8.9 ballë që goditi Japoninë , është ndër 10 më të rëndat të ndodhur gjatë harkut kohor 100 deri në 150 vitet e fundit. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i institutit kombëtar të gjeofizikës dhe vullkanologjisë në Itali, Enzo Boschi. Ekspertët thonë se ai është mijëra herë më i fortë se tërmeti i regjistruar në Akuila të Italisë në 6 prill të 2009 dhe se ka cliruar një energji 30 000 herë më të madhe. Tërmeti më i rëndë në Japoni në 100 vitet e fundit , me magnitudë 8.9 ballë, goditi brigjet verilindore të Japonisë.
Ndër tërmetet më të fuqishme që kanë shkaktuar pasoja katastrofale për njerëzimin ka qenë sizma me magnitudë 9.5 ballë e shkallës rihter që në vitin 1960 goditi Kilin, pas tij renditet tërmeti me magnitudë 9,2 ballë, i cili 4 vjet me vonë tronditi Alaskën. Këto dy sizma , ashtu si edhe të tjerët e këtyre permasave dhe si ai që goditi Japoninë së fundmi, janë regjistruar përgjatë zonës sizmike më të prekshme në planet, në atë që njihet si brezi i zjarrtë i paqësorit. Tërmeti i tretë më i fuqishëm deri më sot, është ai me magnitudë 9.1 që shkatërroi më 26 dhjetor 2004 Sumatrën, duke gjeneruar më pas edhe një cunam shkatërrues.