USHT kundër Ivanovit për Guvernatorin e BPM-së
Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT) ka reaguar kundër presidentit Gjorgje Ivanov për kandidaturën e tij për Guvernator të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM).
“Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov para disa ditëve, propozoi guvernatorin e Bankës Popullore të Maqedonisë Dimitar Bogovin për postin e guvernatorit të ri BPM-së, këtë ia mundëson Kushtetuta, por duke pasur parasysh rregullimin shtetëror të RM-së dhe përbërjen etnike të saj, vlerësojmë se presidenti Ivanov, është dashur që fillimisht të konsultohej me më shumë institucione dhe ekspertë, para se të marrë vendimin në fjalë. Ne si Universitet Shtetëror i Tetovës, jemi të indinjuar dhe të habitur me veprimin e presidentit të shtetit, për të dhënë propozimin për një post kaq të rëndësishëm për vendin, pa u konsultuar fare edhe me ekspertë dhe profesorë të USHT-së”, thuhet në reagimin e USHT-së, duke kërkuar sqarim se me cilët ekspertë apo profesorë shqiptarë është konsultuar Ivanovi.