Më shumë se 100 vjet
Ndërsa jemi duke pritur përkujtimin e një shekulli pavarësi si shtet, historia tregon se futbolli në këtë vend është edhe më i hershëm, me fillime andej nga 1905-sa, kur sfera e lëkurtë u pa të rrokullisej në rrugicat e Shkodrës, metropol i asaj kohe. Pa dashur të përshkruaj gjenezën e sporteve tek ne, e veçanërisht të futbollit, si i pari në këtë vend dhe me gjurmë që para se të shpallej Pavarësia, ideja e këtij komenti më erdhi pikërisht nga ndeshja e fundit e Kombëtares sonë ndaj Sllovenisë në stadiumin “Qemal Stafa”, ku euforia e fitores e mbuloi mjedisin në mënyrë të tillë, sikur të kishim arritur një nga sukseset më të mëdha në këtë një shekull pavarësi!
Nuk është hera e parë që ne marrim kot me këto “sukseset” tona për çdo fushë, përfshi edhe sportin, sidomos në raste përvjetorësh, ku krahas ritit të përbaltjes së një pale protagonistësh dhe ngritjes nga hiri të palës tjetër, nuk na mungon edhe entuziazmi artificial i të mburrurit të ca vlerave që gjithkush në një vend normal do t’i kalonte në rutinën e jetës së përditshme. Duket sikur kemi një “standard” tjetër, që gjithshka bëjmë e kthejmë në diçka të veçantë, ndryshe nga bota. Madje kjo ngjet edhe kur fitojmë ndonjë ndeshje futbolli, si kjo e fundit ndaj Sllovenisë, duke harruar se tri-katër ditë më parë, po ky futboll gati u kryqëzua prej humbjes së pësuar nga Islanda. Gjithnjë të mbushur me këtë ndjenjë mburracakllëku si komb, edhe pse nuk kemi veçse 100 vjet që jemi formuar si shtet, kur të tjerët rrotull nesh kanë ngritur universitete qindra vite para daljes së Skënderbeut tonë në dritë, përpiqemi vetëm me fjalë dhe aspak me vepra të provojmë meritat tona, që në përgjithësi nuk janë aq fort të lavdërueshme sa duam t’i shesim në këtë botë. Ja, të shohim me këtë rast vetëm futbollin, për të cilin përmenda që në krye se ka më shumë se 100 vjet histori në këtë vend. A nuk janë fare pak, për të mos thënë fare të papërfillshme arritje të tilla të rralla dhe pa ndonjë vlerë kualifikuese në ndeshje si ajo ndaj Belgjikës më 1984-ën, si edhe ajo ndaj Rusisë apo Greqisë së sapo shpallur kampione europiane, përfshi këtu edhe atë barazim të vetëm 0-0, ndër 14 ndeshje të zhvilluara ndaj Gjermanisë? I përmenda këto rezultate si më pikante, të shënuara ndaj ekipeve me emër të njohura në botën futbollistike, sepse fitore si ato ndaj Qipros apo edhe Sllovenisë së fundi, por edhe ndonjë tjetër e arritur në këto mbi 100 vjet histori të futbollit tonë, nuk mund të na e rrisin krenarinë aq sa duam ne, nga që si kundërpeshë e gjithë këtyre “sukseseve” na vijnë humbjet poshtëruese që kemi pësuar, jo nga superfuqi futbolli, por nga vende-pseudoshtete, të vogla sa s’ka më - për nga sipërfaqja e popullsia, të tilla si Andora apo Luksemburgu, të shoqëruara këto ditë edhe nga humbja ndaj Islandës...
Edhe pse me më shumë jetëgjatësi nga vetë shteti ynë, futbolli shqiptar që ka pra mbi 100 vjet histori, është shumë borxhli ndaj këtij vendi dhe populli që thuajse asnjëherë nuk është ndjerë i ngopur nga “sukseset” që kanë trumbetuar e vazhdojnë ende ta bëjnë drejtuesit e tij. Madje është arrogante dhe e paturpshme që edhe një fitore rutinë ndaj Sllovenisë ta paraqesësh si rrjedhë logjike të përparimit që kemi bërë në këtë sport, kur vetë historia me faktet që përmendëm tregon krejtësisht të kundërtën. Të mbërrish në përvjetorin shekullor të Pavarësisë me këtë futboll që ka një jetëgjatësi edhe më të madhe se vetë shteti ynë, kur pas një fitoreje dosido, harron humbjen e para katër ditëve ndaj një ekipi, vendi i të cilit si sport më të zhvilluar ka gjuetinë e peshkut, ndërkohë që kërkon të fshehësh apo të fshish të gjitha të zezat e mëparshme, kjo nuk është aspak për t’u mburrur. Po kështu, nuk është ndonjë krenari e veçantë kur sheh që një ekip anglez merr mundimin të luajë një ndeshje miqësore në vendin tonë, por detyrohet të kthehet mbrapsht, andej nga ka ardhur, sepse hyrja e stadiumit të Durrësit, mbuluar nga ujërat e qelbura - vërshuar prej tubave të capërluar, nuk lejonte hyrjen e futbollistëve në fushë dhe zhvillimin në të të lojës së planifikuar!? Tek ne ka ngjarë e ngjet që të ndërpritet për më shumë se një orë një ndeshje, sepse ka munguar energjia në stadium, madje edhe në ato raste të mëdha e fatlume për ne, kur në stadiumin më të mirë të vendit, që po përpiqen ta prishin sa më shpejt(!?), ka zbritur vetë Reali i Madridit!!! Edhe pse kështu, euforia për “sukseset” tona tejkalon çdo masë, sa që edhe prania e 7-8 mijë spektatorëve në një ndeshje kur luan Kombëtarja quhet si e tillë, kur dihet se në vende të tjera stadiumet mbushen plot, siç ndodhi javën e kaluar në Angli kur edhe një ndeshje ndaj San Marinos mblodhi në Wembli rreth 100 mijë spektatorë...
(er.nu/GSH/BalkanWeb)