E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Hapja e portave nga Maqedonia nuk do të krijojë asnjë problem”

Ministri Dritan Prifti në Drejtorinë Qendrore DispeçerJanë hapur portat në liqenin e Ohrit nga pala maqedonase. Lajmi bëhet i ditur nga Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti i cili theksoi se shkarkimet nga portat janë 100-110 m3 në sekondë një sasi që sipas tij është e papërfillshme. Këtë deklaratë ministri i bëri gjatë inspektimit të dispecerisë elektrike në Tiranë. Ai deklaroi se situata në zonat e përmbytura nuk do të ndikohet prej derdhjeve të palës maqedonase. Ministri Prifti tha se, “Kam ardhur në fakt që t’i falënderoj për punën me përkushtim shumë serioze dhe me sakrifica që bëjnë, duke ndjekur 24 orë çdo gjë që ndodh në sistemin tonë energjetik. Përveç falënderimit për të gjithë këta njerëz që e përballojnë gjithë këtë situatë, do të doja që edhe ju të ishit prezent për të kuptuar se nga ku bëhet menaxhimi i të gjithë sistemit tonë energjetik”. Gjithashtu Prifti tha se specialistët mund të japin me detaje çdo informacion, është një sistem që është kompjuterizuar. Dikur kemi qene vetëm me atë sistemin e vjetër me skemën e vet, nëpërmjet të cilit edhe sot matet i gjithë importi dhe eksporti, të gjitha linjat e transmetimit që kemi ne dhe bilanci i shkëmbimit të energjisë. Ndërsa në sistemin e kompjuterizuar, çdo nënstacion, çdo gjë e sistemit tonë energjetik në Shqipëri është këtu. “çdo ndryshim që ndodh në këtë sistem, fiket një nënstacion apo ulet importi, rritet eksporti, vihet një turbinë më shumë në Fierzë, vihet një turbinë më shumë në punë në Koman ose ulet një turbinë, do gjë është e regjistruar në mënyrë elektronike. Dua ta them këtë edhe për transparencë, sepse disa akuzojnë se kemi ndonjë gjë për të fshehur,” tha Ministri Prifti. Ndër të tjera ai tha se, “nuk kemi asgjë për të fshehur, memoria elektronike e këtij sistemi këtu ruan çdo lloj të dhëne, çdo lloj ndryshimi, çdo lloj urdhri që mund të jepet nga kushdo qoftë për sistemin tonë energjetik. Absolutisht çdo gjë është e dokumentuar. Gjithashtu ai tha se nga këtu ne kontrollojmë të gjithë sistemin e Shqipërisë, kontrollojmë të gjitha flukset, frekuencat, japi porosi, ndiz këtë linjë, hiq këtë linjë apo ndiz këtë turbinë e ul këtë turbinë sepse ka rënë konsumi. Për sa i përket gjendjes në kaskadën e Drinit, vazhdon të kemi një përmirësim të situatës. Niveli i liqeneve të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës vazhdon të ketë ulje. Ne kemi porositur edhe një ulje tjetër të shkarkimeve me 200 metër kub në sekondë, pra jemi duke i reduktuar me synimin që mbase pas 2 ose 3 ditësh t’i ndërpresim shkarkimet nëse do të kemi të njëjtën situatë të motit”, tha Ministri Prifti.Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës zoti Dritan Prifti shprehet se hapja e portave të shkarkimit nga Maqedonia nuk do të krijonte probleme. “Absolutisht, nuk ka asnjë rrezik në lidhje me mënyrën se si vepron Maqedonia me liqenet dhe digat që janë afër kufirit”, u shpreh Prifti. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›