E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Me sytë” nga tradita/ Emigrantët, më të interesuarit për veshjet dhe objektet tradicionale

Tradita dhe moderniteti bashkëjetojnë me njëra-tjetrën tek shumë të rinj në ditët e sotme. Edhe pse shumë prej tyre i janë përshtatur kohës moderne, kërkesa ndaj traditës nuk është zbehur, përkundrazi në raste gëzimesh dhe organizimesh i kthejnë sytë drejt objekteve tradicionale.

Kërkesat për këto objekte me vlerë të rrallë janë ende të larta, sidomos nga emigrantët.

Artizanja, Aida Berhami shprehet gjithashtu se :interesi më i lartë shfaqet nga zonat e veriut, sidomos për veshjen e Xhubletës”.

Gratë e këtyre zonave janë ato që e përcjellin dije bërjen tek brezat e rinj, megjithëse ky interes ka ardhur sadopak duke u zbehur, sipas artizanes.

Gazetare: Ornela Ceka

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›