E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Karkaleci migrator “pushton” Tiranën, Bashkia kryen dezinsektimin

Procesi i dezinsektimit kryhet në orët e vona të mbrëmjes. Zonat përcaktohen në bashkëpunim me administratorët e njësive bashkiake, por edhe duke u nisur drejtpërdrejtë nga shqetësimet e shprehura nga qytetarët. Kohët e fundit shqetësim kryesor ka qenë karkaleci migrator.

Drejtor i Shërbimit të Dezinsektimit, Rozafat Sopaj thotë “se i gjithë procesi koordinohet edhe me struktura të tjera, siç është Instituti i Shëndetit Publik, teksa siguron se preparatet që përdoren nuk janë të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe as për mjedisin”.

Nëse hasin raste kur nevojitet dezinsektim në hapësira dhe institucione publike, qytetarët mund t’i drejtohen portalit “Tirana ime”, por edhe njësive administrative.

Gazetare: Albana Agolli

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›