E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Temperaturat e larta, 9 njësi të lëvizshme në qendrat e qyteteve për asistencë mjekësore

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion të qytetarëve 9 Njësi të Lëvizshme të Asistencës Mjekësore në territor, në kuadër të planit të masave për përballimin e valës së të nxehtit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente me ekipet mjekësore të dedikuara në Tiranë, Durrës, Shkodër, Gjirokastër, Elbasan dhe Berat.

Kryeministri u shpreh se këto ekipe janë vendosur enkas në këtë javë të të nxehtit ekstrem në koordinim me njësinë e forcave mjekësore ushtarake.

Plani i masave për përballimin e valës së të nxehtit parashikon vendosjen në gatishmëri të autoambulancave në zonat me fluks të lartë në qendrat e qyteteve për ardhjen në ndihmë të rasteve urgjente.

Në shërbimin parësor, janë në funksion urgjencat pediatrike 24/7 në katër qendra në Tiranë. 

Në zonat bregdetare dhe malore janë hapur 30 qendra shëndetësore verore.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›