E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me vendlindjen në prapavijë

Libraria Dit’ e Nat’ promovon botimin e parë, librin fotografik “Me vendlindjen në prapavijë” që u punua nën punën kuratoriale të Kaltrina Krasniqit the Alban Mujës.

Ky libër përbëhet prej 90 imazheve të komponuara e shkrepura nga të rinj prej moshës 14 deri 25 vjeç, të cilët fotografinë nuk e kanë vokacion. Kuratorët shpërndanë 100 aparate për një përdorim në të gjithë Kosovën, duke dashur të krijojnë hapësirë për perspektivën e atyre që normalisht përjetohen si subjekt shqyrtimi nga krijuesit.

Promovimi i librit bëhet me 16 Shkurt në orën 18:00 në kafe/librarinë Dit’ e Nat’, përderisa ekspozita e fotografive hapet në po të njëjtën ditë në orën 19:30 në galerinë Tetris.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›