E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me vjen keq per sjelljen e huliganeve serbe

25/10/2010Ambasadori serb Miroljus Zaric ne Elbasan pjesemarres ne festivalin teatror te Skampas

Sipas tij keta njerez jane shume larg tradites dhe sjelljes se popullit serb

ELBASAN- Ambasadori i Serbise ne Tirane Miroljus Zaric shprehu keqardhjen per sjelljen e huliganeve serbe gjate ndeshjes ne Gjenova te Italise. Ai e beri kete deklarate ndersa ishte i pranishem ne festivalin teatror Skampa ne Elbasan. Ambasadori Zaric u ndal te mikpritja qe i eshte bere kesaj trupe dhe te niveli i marredhenieve kulturore mes dy vendeve. Ambasadori i Republikes se Serbise u shpreh se marredheniet qe ka Shqiperia dhe Serbia ne fushen e artit jane te kenaqshme dhe me te mira ne krahasim me vitet e meparshme. Ballkani eshte i madh dhe ka vend per te gjithe. Kultura luan nje rol te rendesishem mes dy vendeve tha ai. Ndersa ne lidhje me skandalin e tifozeve serbe ne stadiumin e Gjenovas ne Itali ambasadori e cilesoi si nje akt huligan te vecuar.Edhe ne Serbi ka huligane. Ata jane vetem pjesa formale e sjelljes se popullit tone por jane shume larg sjelljes dhe traditave tona dhe mua me vjen shume keq per kete sjellje. Ambasadori nuk u ndal shume ne kete moment por ritheksoi rendesine e artit dhe shkembimit te kulturave mes dy popujve. Ambasadori serb ka deklaruar se arti ka kapercyer cdo kufi dhe prezenca ne Elbasan do te thote mjaft. Vitet e fundit bashkepunimet kane qene te ndersjella dhe mjaft frytdhenese ne shkembimin e kulturave. Drama Pune dore e trupes se Teatrit Kombetar Nish ka vazhduar ne naten e trete te festivalit teatror Univers Teater ne edicionin e 12 te festivalit teatror Skampa 2010. Shfaqja serbe ne skenen e teatrit Skampa eshte mirepritur dhe duartrokitur nga spektatoret. Drejtori i festivalit Adonis Filipi deklaroi se ky festival ka thyer cdo kufi dhe eshte gjitheperfshires duke sjelle frymen bashkekohore nga skenat e larmishme dhe diverse te Ballkanit e me gjere. L. Lleshi

Deklarata

Ballkani eshte i madh dhe ka vend per te gjithe. Kultura luan nje rol te rendesishem mes dy vendeve tha ai. Ndersa ne lidhje me skandalin e tifozeve serbe ne stadiumin e Gjenovas ne Itali ambasadori e cilesoi si nje akt huligan te vecuar.Edhe ne Serbi ka huligane. Ata jane vetem pjesa formale e sjelljes se popullit tone por jane shume larg sjelljes dhe te traditave tona dhe mua me vjen shume keq per kete sjellje. Ambasadori nuk u ndal shume ne kete moment por ritheksoi rendesine e artit dhe shkembimit te kulturave mes dy popujve. Ambasadori serb ka deklaruar se arti ka kapercyer cdo kufi dhe prezenca ne Elbasan do te thote mjaft. Ai e beri kete deklarate ndersa ishte i pranishem ne festivalin teatror Skampa ne Elbasan. Ambasadori Zaric u ndal te mikpritja qe i eshte bere kesaj trupe dhe te niveli i marredhenieve kulturore mes dy vendeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›