E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Der Linden Opozita te punoje me standardet e BE

Kryetari i Senatit te Holandes z. Rene Van Der Linden ben thirrje qe opozita ne Shqiperi te perdore menyrat evropiane te te berit politike dhe te zgjidhe problemet pikerisht ne kete menyre dhe vetem atehere do te kete mbeshtetjen e kerkuar nderkombetare.
Ne nje interviste per gazetarin Blendi Fevziu z. Van Der Linden thote se e njejta gje qe ai vuri ne dukje per opoziten vlen dhe per mazhorancen Opozita duhet ta kuptoje se do te kete mbeshtetjen e komunitetit nderkombetar nese ata i zgjidhin problemet ne menyren qe komuniteti nderkombetar perdor dhe aplikon. Po e njejta gje vlen edhe per partine ne pushtet. Prandaj ka nje lloj presioni qe ushtrohet nga Keshilli i Parlamentit Evropian ne menyre qe konfliktet te zgjidhen ne nje menyre me te mire.

Zoti Van der Linden cili ishte qellimi i vizites suaj ne Shqiperi
Erdha ketu me ftese te Kryetares se Parlamentit Shqiptar zonja Jozefina Topalli dhe njekohesisht edhe per arsyen se nje nga miqte e mi me te mire Jan Dibbets nje artist mjaft i famshem ne Holande ka mbledhur vite me pare nje koleksion me vepra arti mjaft te rendesishme te destinuara per Galerine Kombetare te Arteve ne Shqiperi dhe ne rame dakord qe te kombinonim kete vizite se bashku dhe te vinim ne menyre qe te kemi mundesi te shohim ekspoziten. Me sa jam ne dijeni kjo eshte nje nga dhuratat me te rendesishme qe nje individ privat mund ti dhuroje fondit te artit pamor ne vendin tuaj.
Ka qene nje ekspozite mjaft mbreselenese...
Eshte nje koleksion veprash mjaft te rendesishme disa prej te cilave sot kane nje vlere mjaft te madhe jo vetem nga pikepamja artistike dhe vizuale por edhe nga pikepamja financiare/monetare.
Jam i sigurt per kete. Galeria Kombetare e Arteve besoj ka shume vepra arti dhe koleksione te cilat i perkasin realizmit socialist por ndoshta nuk ka asnje perfaqesues te artit modern...
Per mendimin tim ky koleksion perfaqeson nje pjese te historise se artit e cila nuk ka qene pjese e historise suaj shqiptare te zhvillimit te artit.
Kjo nuk eshte hera juaj e pare ne Shqiperi
Jo kam qene shpesh here ne Shqiperi si raportues si Asamblese se Keshillit te Evropes dhe si Kryetar i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes dhe si Kryetar i Shkolles se Menaxhimit te Mastrihtit. Ndersa sot jam ketu si Kryetar i Senatit Hollandez.
Kur keni qene per here te pare ne Shqiperi
Duhet te kete qene rreth vitit 1994 ose 1995 si dhe para eventualiteteve te renies se skemave piramidale.
Cila ka qene pershtypja juaj per Shqiperine
Pershtypja ime e pare Hmmm.
Vendi me i izoluar ne Evrope ose edhe ne bote...
Do te tregohem i sinqerte dhe tju them se kam mbetur jashtezakonisht i surprizuar qe isha ne nje vend qe ishte kaq shume i prapambetur ne krahasim me zhvillimin qe ishte pjesa perendimore e Evropes.
Kete po e thoni per vitin 1995 kur Shqiperia kishte 5 vjet qe kishte dale nga komunizmi
Me pelqeu shume sepse ishte autentik njerezit ishin shume mikprites dhe si politikan ishte shume interesante te shikoje se si fillon nje proces demokratizimi ku sundon ligji dhe respektohen te drejtat e njeriut. Duke qene pjese e procesit duke mbeshtetur dhe ndihmuar kete proces dhe per te pare menyren se si zgjidhen problemet ne vendin tuaj. Te gjitha keto jane eksperienca shume te rendesishme per nje politikan sepse eshte faktori human dhe njerezor ai qe vihet ne qender te punes apo vemendjes ne cdo rast.
Viti 1995 ka qene edhe fillimi por mendoj se edhe tani pas 15 vitesh ne vazhdojme ende te kemi shume probleme mbi menyren se si na shkojne punet ne vendin tone...
Une zakonisht perpiqem qe ta ve veten time ne vendin a atyre njerezve qe jetojne ne kete vend dhe nese do te shikoni procesin neper te cilin ka kaluar vendi juaj gjate ketyre 15-20 viteve dhe sot mund te shohesh kete zhvillim apo standard ne te cilin ka arritur ekonomia ka shume ndryshim.
Shqiperia ka ndryshuar
Nje Shqiperi krejtesisht ndryshe. Une jam i gezuar per njerezit e vendit tuaj sepse ata deshirojne ti perkasin pjeses me te begate te botes ka patur shume varferi dhe mungese e theksuar infrastrukture mungesa ne sistemin arsimor dhe kujdesin shendetesor. Ndersa sot te gjitha keto nuk kane te krahasuar me 15 vjet me pare.
Por nga pikepamja politike ne jemi nje vend me shume konflikte. Edhe gjate ketyre diteve qe ju vini perseri ne Shqiperi e gjeni kete vend me shume debate dhe mosmarreveshje politike kryesisht ndermjet forcave kryesore politike midis socialisteve dhe demokrateve dhe mosmarreveshja e tyre qendron kete here per zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2009. Cili do te ishte komenti juaj ne lidhje me kete ceshtje me kete konflikt
Ne fakt kjo eshte nje nga ceshtjet me zhgenjyese kur pas nje periudhe anetaresimi prej me shume se 15 vitesh ne Keshillin e Evropes ku vihen ne jete praktikat e menaxhimit te demokracise sundimit te ligjit dhe respektimit te njeriut dhe sidomos per menyren si duhet menaxhuar ekonomia dhe politika dhe sidomos nese je ne pushtet ne qeveri apo edhe ne opozite duhet me doemos te punosh per interesin e pergjithshem kombetar. Me vjen vertet keq qe ende sot vazhdon te ekzistoje nje konflikt midis partise ne pushtet dhe partise opozitare. Une gjithmone i marr ne konsiderate dhe kujdesem per te dyja palet sepse ata qe sot jane ne pushtet mund te jene ne opozite neser dhe ata qe jane sot ne opozite mund te vijne ne pushtet neser.
Keto jane rregullat e demokracise apo jo
Po keto jane rregullat e demokracise se vertete por rregullat e demokracise nenkuptojne qe situata te caktuara nuk duhen trajtuar vetem nga kendveshtrimi konfliktual por duhet punuar qe te gjenden zgjidhje qe interesat e te dyja paleve te perfaqesohen. Por mbi te gjitha te jene zgjidhje ne interes te vendit qe vendi te ece perpara.
A mendoni se ky konflikt qe ne kemi aktualisht ne Shqiperi do te ndikoje tek e ardhmja e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian
Une nuk mundem ta imagjinoj se si partite politike partite e medha politike te cilat kane nje eksperience tashme prej 15-20 vjetesh demokraci te mos e dine se ne institucionet nderkombetare ku ato aderojne te merresh me politike nenkupton qe duhet te perballesh me mendime te ndryshme por ne fund te dites duhet te trajtosh dhe zgjidhesh problemet ne menyre te tille qe vendi te mund te ece perpara. Dhe nese kjo do te demtonte dhe imazhin e vendit tuaj ne bote. Nuk besoj se ka gjera aq te veshtira as te kerkojne kaq shume kohe dhe ne nje moment te caktuar edhe opozita duhet ta kuptoje se do te kete mbeshtetjen e komunitetit nderkombetar nese ata i zgjidhin problemet ne menyren qe komuniteti nderkombetar perdor dhe aplikon. Po e njejta gje vlen edhe per partine ne pushtet. Prandaj ka nje lloj presioni qe ushtrohet nga Keshilli i Parlamentit Evropian ne menyre qe konfliktet te zgjidhen ne nje menyre me te mire.
Por problemi qendron qe secila pale i referohet deklarates se Keshillit te Evropes dhe nuk dime nje menyre me korrekte per te lexuar kete deklarate....
Asambleja e Keshillit te Evropes ka marre nje pozicion mjaft te qarte qe prej pak a shume gjysme viti me pare. Deklarata e ketij Keshilli nuk eshte arbiter Keshilli nuk mund te detyroje te ndiqet apo zbatohet nje opinion i caktuar. Por une mendoj se ne komunitetin nderkombetar sidomos ne Keshillin e Evropes ne kemi nje sere institucionesh te cilat mund te luajne nje rol mjaft te rendesishem dhe te ndihmojne si per shembull Komisioni i Venecias apo Komisioni per te Drejtat e Njeriut etj. me radhe.
A munden ato ta zgjidhin problemin
Nese i pranon keto institucione si autoriteti ne Evrope qe mund te merret zgjidhe ceshtje konstitucionale perfshi ketu edhe kodin elektoral etj. dhe me pas i pranon perfundimet e nxjerra nga keto institucione atehere mund te ecesh perpara dhe per mendimin tim kjo eshte zgjidhja per te ardhmen.
A mendoni se kjo pamundesi per te gjetur nje marreveshje midis mazhorances dhe opozites eshte nje tregues per nivelin e ulet te demokracise ne Shqiperi
Per mua fjala pamundesi eshte e papranueshme. Sepse cdo gje eshte e mundur ska gjera te pamundura gjithmone nese ka nje vullnet politik.
Mbase kjo kerkon kohe Tashme kemi humbur me se nje vit kohe....
Eshte vertete nje kohe shume e gjate. Dhe kjo po e demton vendin imazhin e tij dhe nese e sheh se cfare ka ndodhur ne Shqiperi nga pikepamja e zhvillimit ekonomik besoj qe kete duhet ta shohin edhe partite politike dhe te marrin pergjegjesite per te gjetur menyren per te zgjidhur konfliktin qe eshte krijuar midis dy partive me te medha ne vend.
Per nje vend qe humbi 45 vite ne komunizem nje vit e gjysme tjeter i humbur eshte shume..
Kjo eshte e vertete. Por per mua qe vij nga nje vend tjeter eshte e lehte te thuash duhet ta beni keshtu apo ashtu. Por ajo qe dua te them duke pare edhe vende te tjera te Evropes Lindore jug lindore mendoj se duhet te merren parasysh edhe faktoret historike dhe sigurisht qe ju keni nevoje per me shume mbeshtetje dhe ndihme nga komuniteti nderkombetar.
Ju keni ardhur ne Shqiperi si Kryetar i Senatit Holandez. Si jane marredheniet Holande-Shqiperi per momentin
Cdo dite e me mire. Fakti qe jam ketu sot me ftese te Kryetares se Parlamentit eshte nje nga ilustrimet e ketyre marredhenieve te mira. Nderkohe qe ka edhe nje rritje interesi per sektorin e arsimit dhe ne vendin tuaj ka nje sere organizatash holandeze qe jane aktive ne fusha si asistenca per zhvillimin njekohesisht ka edhe prezence kompanish holandeze qe fatkeqesisht vijne ketu me shume per te sjelle produktet e tyre sesa per te investuar ne aktivitete prodhuese. Megjithate mendoj se ne nje te ardhme te afert do te kete mundesi shume te medha per nje sere sektoresh ku mund te shfrytezohen mundesite e bashkepunimit ekonomik.
Mendoj se prezenca e kompanive holandeze ne Shqiperi eshte tejet e vaket Cilat jane arsyet A eshte Shqiperia shume larg Holandes Ndoshta nuk ka kushtet e duhura per investime
Une mendoj se ne vendin tuaj ka vende shume aktive nga pikepamja ekonomike si p.sh Italia Austria edhe Greqia sidomos keto te parat sepse jane vendet tuaja fqinje dhe sigurisht qe eshte shume me e lehte te besh biznes sidomos nese e ve re qe shume shqiptare flasin italisht dhe kjo e ben komunikimin edhe me te thjeshte.
Se fundmi Parlamenti Evropian ka votuar per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen dhe kjo per ne eshte nje moment shume i rendesishem. Por cfare kuptimi ka kjo per evropianet
Besoj se ne radhe te pare kjo ka shume kuptim per vendin tuaj. Sepse liria e qarkullimit eshte e rendesishme per menyren se si njerezit krijojne pershtypjet e tyre. Nese studentet artistet do te udhetonin lirisht neper Evrope po keshtu eshte per politikanet apo edhe njerez qe kane deshire te udhetojne per turizem per te vizituar vende te Evropes Perendimore ata do te krijojne pershtypjet e tyre do te krijojne idete e tyre do te formojne nje sjellje te re dhe kjo eshte mjaft e rendesishme per vendin tuaj per njerezit tuaj. Nje qarkullim i lire pa viza nenkupton qe ju mund te udhetoni lirisht qe mund te qendrosh deri 90 dite ne vendet Shengen por kjo nuk nenkupton se ke te drejten dhe lirine te shkosh te punosh pra kjo liri nuk te jep te drejten te shkosh te kerkosh nje pune ne ndonje nga vendet Shengen. Gjithsesi per studentet per shembull qe duan te shkojne per studime afatshkurtra disa mujore besoj se do te krijoje me shume lehtesira.
Po krijon kjo ndonje ndjenje frike tek ju se mos ndoshta skenaret e vendeve si Belgjika dhe problemet qe pati me Serbet dhe Maqedonasit apo eksperiencat e Frances me Rumunet mund te jene edhe per ju
Besoj se nje pjese varet nga informacioni qe njerezit e vendit tuaj do te marrin paraprakisht sepse eshte shume e rendesishme qe te kete nje komunikim shume te mire midis institucioneve zyrtare te vendit tuaj dhe popullit. Keshtu qe ata nuk do te krijojne pershtypje te gabuara ne lidhje me mundesite qe te ofron liberalizimi i vizave.
Ne fakt nuk guxon te hapesh as televizorin sepse nuk flitet per gje tjeter ministra dhe zyrtare qe udhetojne neper Shqiperi e flasin e iu shpjegojne njerezve kuptimin e saj dhe detaje si 90 dite qendrimi maksimumi etj. si keto...
Ky eshte hapi i pare por edhe shume i rendesishem. Une mund tju them se kur isha ne Serbi u takova me te rinj qe me thane se ishte e papranueshme dhe se ata kishin madje edhe me pak liri qarkullimi sesa kishin pasur ne ditet e komunizmit. Sigurisht qe per te rinjte vecanerisht eshte shume e rendesishme qe te udhetojne pa pasur probleme. Me pare ata duhet te paguanin per vizen e tyre te paraqisnin aplikimet prane zyrave perkatese ndersa tani ata thjesht mund te udhetojne pa pasur kokecarje si keto apo ndonje pengese.
Ka pasur shume zera madje eshte reflektuar edhe ne media se ka pasur disa europarlamentare holandeze te cilet kane qene dhe jane kunder liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Sa e vertete eshte kjo A ka ende nje fare hezitimi nga pala e perfaqesuesve holandeze
Nuk besoj. Sigurisht qe kane qene disa te cilet kane hezitime apo edhe kundershti por nese e keni fjalen specifikisht per perfaqesuesin holandez nuk besoj se perben ndonje lloj pengese. Sigurisht qe ne Holande ka nje debat njelloj si edhe ne shume vende te tjera te Bashkimit Evropian ne lidhje me procesin e pranimit te anetareve te rinj te familjes evropiane dhe kjo vlen per Turqine Kroacine Serbine Maqedonine por besoj se kjo ka me shume te beje me eksperiencen qe ne kemi pasur gjate zgjerimit te fundit te BE-se ku u beme nga 15 vende anetare plot 27 te tilla. Edhe ne Holande ka nje lloj rezistence ne lidhje me procesin e thjeshtuar apo shume te pershpejtuar te zgjerimit dhe eshte e sigurt se ne te ardhmen anetare te rinj te familjes evropiane do te konfrontohen me zbatime strikte te te ashtuquajturave kritere te Kopenhagenit. Keshtu qe procesi i zgjerimit do te jete me i veshtire dhe per kete arsye une rekomandoj dhe kjo vlen edhe per vende te tjera si Kroacia Serbia Turqia etj se zbatimi i kritereve te Kopenhagenit eshte ne radhe te pare ne interes te vete vendit dhe ne radhe te dyte eshte e rendesishme qe procesi i reformave ne rastin konkret per vendin tuaj Shqiperine te jete sa me e forte strikte dhe ne nje linje me politikat e Bashkimit Evropian keshtu qe ne nje te ardhme te afert do te jete shume e lehte qe vendi juaj te integrohet dhe pershtatet me standardet evropiane.
A vuan akoma Evropa nga sindroma e zgjerimit
Nuk do ta percaktoja si vuajtje por nga njera ane eshte procesi i zgjerimit i cili nga pikepamja politike dhe njerezore ka qene nje proces i mrekullueshem e ka fuqizuar Bashkimin Evropian po ashtu edhe vendet anetare te reja por nga ana tjeter ishte momenti kur e gjitha kjo duhej te konfrontohej edhe me krizen ekonomike keshtu qe te dyja keto fenomene bashke duhet te perballeshin me nje lloj rezistence dhe kritike qe vendete anetare te Bashkimit Evropian i bene procesit te fundit te zgjerimit sidomos ne rastin e Rumanise dhe Bullgarise.
Dhe kjo nuk ishte per faktin se Bosnja dhe Shqiperia jane dy vende ku shumica e popullsise eshte myslimane
Jo jo madje une do te thoja se personalisht jam ne favor te pranimit edhe e Turqise. Sigurisht me kushtet qe ata te plotesojne kriteret. Keshtu qe ne nga ana e BE-se kemi nje angazhim po ashtu edhe Turqia nga ana e saj e ka nje te tille. Prandaj une shpresoj qe shume shpejt pasi Turqia te kete plotesuar kriteret dhe standardet e kerkuara te behet anetare. Por une jam totalisht kundra te diskutuarit te pranimit te vendeve nga pikepamja fetare qofshin myslimane apo te krishtere. Ndoshta ju e dini se kam qene nje nga promotoret kryesore te dialogut nderfetar. Kur isha President i Asamblese se Keshillit te Evropes konventa e te drejtave te njeriut e cila feston 60 vjetorin e saj sivjet pra kjo konvente eshte nje nga me te rendesishmet e cila i jep nje pergjigje shume te qarte te gjitha ketyre ceshtjeve te ngritura.
A mendoni se ne 8 apo 9 nentor Keshilli i Ministrave te Brendshem te Bashkimit Evropian si hallka e fundit e ketij procesi do ta pranoje liberalizimin heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen
Une jam shume optimist dhe ka edhe sinjale shume premtuese se nje gje e tille do te ndodhe por ne te njejten kohe i them miqve te mi shqiptare ju lutem shume informoni mire qytetaret tuaj ne lidhje me ate cka nenkupton levizja e lire e qytetareve ne Evrope ne rastin tuaj nga Shqiperia drejt vendeve Shengen keshtu qe do te shmangen shume zhgenjime me pas.
Pas nje vendimi te tille qe shpresojme te gjithe do jete pozitiv Kosova do te mbetet enklava e fundit e izoluar ne zemer te Evropes. Sa e drejte eshte kjo z. Van der Linden
Une nuk do te flisja per drejtesi apo padrejtesi. Gjeja me e rendesishme eshte qe te shohim drejt perspektives afatgjate te Ballkanit dhe Bashkimit Evropian dhe eshte e rendesishme qe te flasim per nje perspektive ku te gjitha vendet e Ballkanit ecin ne procesin e pranimit ne Bashkimin Evropian. Kjo do te kerkoje kohe padyshim ndoshta do te marre pak me shume kohe sesa deshironi ju por ne kete aspekt marredhenia midis Kosoves dhe Serbise eshte mjaft e rendesishme do te thoja kyce. Keshtu qe te dyja palet kane pune per te bere. E di qe eshte shume e veshtire sidomos po te kthesh koken pas por nese shef perpara mundesite dhe sfidat qe te presin eshte mjaft e nevojshme.
Une mendoj se pas vizites se Sekretares se Shtetit Hillary Klinton dicka do te levize apo jo
Une shpresoj qe po sepse ne Evrope kemi shume shembuj te cilat tregojne se te rinjte e nje vendi jane shpeshhere viktima te burgosur te te kaluares dhe nese e kaluara eshte nje bllokade per te ardhmen atehere do te kete dicka gabim me menyren se si po sillen politikanet ne kurriz te interesit te vendit.
Anetaresimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian do te jete mbi bazen e zgjerimit qe do te behet per nje grup vendesh te Ballkanit Perendimor apo mbi bazen e performances qe do te kete cdo vend Sepse Kryeministri grek Z. Papandreu ka bere nje propozim kur ai ishte Minister i Puneve te Jashtme i cili propozonte qe deri ne 2014 te gjitha venet e Ballkanit te beheshin pjese e familjes evropiane meqenese eshte 100 vjetori i luftes se I boterore...
Une nuk besoj se ne te ardhmen ne do te kemi nje big bang te dyte ku nje numer vendesh behen anetare te Bashkimit Evropian ne te njejten kohe njekohesisht. Besoj qe kjo do te ndodhe rast pas rasti vend pas vendi dhe mund te ndodhe qe dy vende te behen njekohesisht anetare por kjo gjithmone e bazuar mbi performancen e secilit vend me vete.
Hapi me i rendesishem i Shqiperise pas liberalizimit te vizave do te jete marrja e statusit te vendit kandidat per Bashkimin Evropian. A mendoni se Shqiperia eshte ne rruge te mbare ne kete drejtim
Eshte bere shume progres por ka ende nje rruge te gjate per te bere. Duhet marre parasysh qe Komisioni Evropian Parlamenti Evropian dhe vendet anetare do te jene shume me strikte se ne te kaluaren ne lidhje me kete proces prandaj nga njera ane i takon vete shqiptareve te tregojne se ata dine te bejne progres. Dhe kemi pare nje shembull mjaft te mire ne Turqi kur Akpak mori pushtetin ata u bene nje dore shume e forte dhe treguan shume vullnet politik dhe paten nje impakt ne lidhje me procesin e anetaresimit ne BE ndersa tani procesi po ecen gjithmone e me ngadale. Prandaj i takon vete vendit ne radhe te pare te tregoje angazhimin e vet per procesin e reformave dhe zbatimit te kritereve te Kopenhagenit dhe ne kete drejtim nuk mund ti kerkosh nje vendi anetar te BE-se te marrin nje pozicion me fleksibel kur vete vendi nuk angazhohet dhe merret seriozisht me kete dhe opinioni im eshte qe ne fillim duhet te beni detyrat e shtepise ne menyren e duhur dhe ketu si partia ne pushtet ashtu edhe ajo ne opozite kane pergjegjesite e tyre.
Si e shikoni situaten ne rajon nje rajon qe ka qene shume problematik per nje kohe te gjate ku problemet ekonomike nderthuren me ato politike si p.sh Greqia aktualisht
Jam shume i kenaqur qe e ve re dhe e deklaroj se Shqiperia luan nje rol mjaft pozitiv ne rajon. Nuk eshte pjese e mungeses se stabiliteteve ka nje rritje ekonomike e cila ka qene shume e larte ne te kaluaren por edhe sot eshte pak me e larte se mesatarja e BE-se edhe nga pikepamja fetare Shqiperia eshte shume tolerante dhe e moderuar keshtu qe mund te ishte nje shembull i mire per shume vende te tjera. Ajo gjithashtu duhet te luaje nje rol edhe ne marredhenien midis Kosoves dhe Serbise gjithmone ne nje menyre pozitive duke kontribuar ne zgjidhjen e problemeve dhe jo krijimit te tyre.
Po BE nuk ka nje qendrim te perbashket ne lidhje me njohjen e shtetit te Kosoves. Jane ende edhe 5 vende te cilat nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves ne vecanti Spanja qe eshte nje vend jo pak i rendesishem. Cili eshte mendimi juaj per kete....
Mendoj se Spanja nuk eshte e vetmja sepse jane disa te tilla. Ceshtje te tilla nuk vendosen me maxhorance votash keto jane ceshtje qe ju takojne ne menyre autonome secilit nga vendet anetare dhe kjo do te thote qe keto probleme do te zgjidhen nese te gjitha vendet individualisht do te pranojne Kosoven si nje vend i pavarur dhe deri me sot kjo gje ende nuk ka ndodhur.
Kam pare shume turiste holandeze qe vizitonin Shqiperine ne sezonin e fundit turistik. Mendoni se Shqiperia eshte nje vend atraktiv per holandezet
Per kete mund te flas nga eksperienca personale. Sigurisht qe Shqiperia eshte mjaft terheqese per syte e nje turisti. Heren e fundit qe kam qene ketu kam pare qe vendi juaj ka shume per te ofruar.
E keni shkelur te gjithe Shqiperine
Jo te gjithen por kam pare nje pjese te veriut te bregdetit dhe nje copez nga jugu. Ju keni nje kombinim te maleve bregdetit zonave te ndryshme klimaterike dhe shume diell. Dhe nga ana tjeter keni dhe shume mundesi ne ofrimin e sherbimeve ne sektorin e hotelerise dhe infrastruktures. Prandaj per mendimin tim ju keni nje perspektive te shkelqyer per zhvillimin e turizmit ne te ardhmen.
A eshte e vertete qe ju keni ne kujdestari edhe disa femije shqiptare
Ne kemi adoptuar dy vajza kur ato ishin 7 vjece dhe erdhen per te jetuar me familjen tone kur ishim ne Lueve te Belgjikes. Ato na i ka sjella At Zef Pellumbi i cili gjithashtu ka qene ne shtepine tone ku kemi kaluar disa dite se bashku me gruan time dhe femijet. Une kam nje respekt shume te madh per ate njeri. Mendoj se ai njeri ka vuajtur shume gjate regjimit te Enver Hoxhes dhe eshte nje njeri i madh. Besoj se ajo qe e ka bere ate njeri te madh ka qene fakti se ai ishte nje njeri i vertete dhe kishte nje sjellje shoqerore te jashtezakonshme dhe kishte nje ndjenje mjaft te forte drejtesie ne shpirt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›