E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet te vegjlit Te ndryshohet sistemi Rozeta Rapushi

Aleatet e qeverise republikanet kerkojne ndryshime te thella ne Kodin Zgjedhor. Republikanet kane pergatitur nje pakete te plote propozimesh ku sugjerojne qe nga ndryshimi i sistemit zgjedhor deri tek menyra e financimit te partive politike. Republikani Arian Madhi zbuloi dje per Gazeten Koha Jone propozimet qe PR ka dorezuar ne tryezen per reformen zgjedhore dhe shpreson qe te merren parasysh ne kuader te reformimit te ligjit zgjedhor. Se pari ne kerkojme domosdoshmerish ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ky sistem i aplikuar per te paren here ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit 2009 eshte me i keqi per kushtet politike. Ai kercenon stabilitetin qeverises tha Madhi. Sipas tij PR sugjeron aplikimin e nje sistemi tjeter pse jo edhe proporcional por jo si ai i vjetshmi rajonal. Edhe ne rastin me te keq sipas Madhit ne rast se sistemi nuk ndryshon te pakten perfaqesimi i deputeteve per zgjedhesit ne zone te jete i barabarte. Jo si ne zgjedhjet aktuale ku deputeti i PR-se perfaqeson 30.000 zgjedhes nderkohe qe ka deputete te forcave te medha politike perfaqesojne edhe 9000 zgjedhes. Nga ana tjeter Madhi tha se republikanet kane sugjeruar qe te permiresohet edhe ceshtja e komisionereve politike ne zgjedhje. Sipas tij PR eshte e mendimit se komisioneret nuk duhet te jene me politike por eksperte apo te sherbimit civil ne menyre qe te mos ndodhin me raste te bllokimit te procesit zgjedhor nga komisionere politike. Po keshtu sipas tij aleatet e qeverise jane shume dakord edhe me permiresimin e sistemit teknologjik te votimit pse jo votimin elektronik. Ne rast se nje gje e tille do te realizohej fare mire komisioneret do te luanin nje rol monitorues te teknologjive te votimit. Pra ata nuk do te kene te drejte vendimmarrje qe te mos e bllokojne me procesin zgjedhor dhe do te jene ne funksion te sistemit vijoi Madhi. Nder te tjera republikanet sugjerojne edhe per permiresim te procesit te votimit qofte ky elektronik apo jo. Sipas Madhit procesi i votimit duhet te permiresohet ne menyre te tille qe te mos kete me pavlefshmeri te fleteve te votimit dhe te zhduket nje here e pergjithmone votimi familjar. Se fundmi republikanet jane pro aplikimit te nje skeme te re per financimin e partive politike qe do te sillte me shume para per partite e vogla politike. Ne mendojme se duhet te behet nje raport i drejte i financimit per te gjitha forcat politike. Kjo per arsye se te gjitha partite kryejne nje fushate elektorale qe mbulon te gjithe vendin ndaj dhe shpenzimet jane te njejta tha Madhi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›