E Hënë, 2 Nëntor 2026

Medalja e Argjendtë në mesin e 118 ekipeve nga mbarë bota, Osmani: FSK nderon flamurin e frymëzon kombin

PRISHTINË, 9 tetor /ATSH/ Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka shkëlqyer në një nga garat më të vështira ushtarake në botë “Cambrian Patrol” në Britaninë e Madhe, duke u dekoruar me Medaljen e Argjendtë në mesin e 118 ekipeve nga mbarë bota.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ekipi nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë tregoi disiplinë, qëndrueshmëri dhe përkushtim shembullor, duke e vendosur emrin e Kosovës në piedestalin e nderit ndërkombëtar.

Me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Kosova e fortë dhe krenare gjithnjë, ka shkruar Osmani në rrjetet sociale.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›