E Hënë, 2 Nëntor 2026

Media amerikane: Trump u ka kërkuar shteteve të Ballkanit të pranojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA

Administrata e presidentit Donald Trump po i kërkon Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit të pranojnë emigrantët e deportuar nga Shtetet e Bashkuara. Lajmi bëhet me dije nga media amerikane “Bloomberg News”, e cila shkruan se kërkesa për vendet e Ballkanit është pjesë e një strategjie më të gjerë të SHBA-së për të gjetur qeveri të huaja të gatshme për të pranuar emigrantët e deportuar.

Muajin e kaluar, Gjykata e Lartë e SHBA-së lejoi administratën e Trump të revokojë statusin e përkohshëm ligjor të qindra mijëra emigrantëve venezuelianë, kubanë, haitianë dhe nikaraguanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, duke forcuar përpjekjen e presidentit republikan për të rritur dëbimet.

Administrata Trump ka kërkuar destinacione të mundshme për emigrantët që mund të deportohen si rezultat i vendimit, thuhet në raportin e Bloomberg.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›