Media në zi. Shuhet presidenti i Top-Medias, Dritan Hoxha
Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare pionieri i medias moderne në Shqipëri. Dje, homazhe në Top-Channel, sot Hoxha përcillet për në banesën e fundit
Shaban Sulçe
Media në zi. Presidenti i Top-Medias, Dritan Hoxha, është ndarë paraditen e djeshme nga jeta, pas një aksidenti të rëndë me automjet. Të afërm të shumtë, miq, kolegë, politikanë, si dhe njerëz të shquar të shoqërisë kanë bërë homazhe gjatë gjithë ditës së djeshme në ambientet e Top-Channel-it. Hidhërimit për humbjen e Dritan Hoxhës i janë bashkuar edhe mjaft politikanë të lartë nga Kosova, Maqedonia, por dhe mjaft shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut. Humbja e Dritan Hoxhës ka shokuar botën mediatike, së cilës ai i përkiste denjësisht. Qindra kolegë gazetarë, botues gazetash e drejtorë televizionesh kanë bërë homazhe dje gjatë gjithë ditës në ambientet e Top-Medias. Nëpërmjet Top-Medias zoti Hoxha i dha Shqipërisë një imazh të ri, një traditë të re dhe një hapësirë të re për botën e informacionit. Kolegët dhe bashkëpunëtorët e shumtë ndjenë humbjen e tij dhe të gjithë së bashku pohuan: “Tani, do të na mungosh shumë”. Humbja është e pazëvendësueshme për gruan e tij, Vjollca, me të cilën ai krijoi familjen e tij të shtrenjtë. Dritan Hoxha do t’i mungojë tri vajzave të tij, Lorit, Sarës, Redias, si dhe djalit të tij të vogël, Itan, i cili lindi vetëm një vit më parë.
Familja
Dritan Hoxha do t’i mungojë Top-Channel-it, pasi do t’i mungojë motori i pashtershëm i ideve, projekteve të guximshme dhe ambicioze që kërkonte t’i realizonte, dhe t’i realizonte shpejt, ashtu siç edhe ai vetë e jetonte jetën e tij, me një ritëm të jashtëzakonshëm. Dritan Hoxha do t’i mungojë Top Albania Radios, krijesës së tij të dashur dhe të parë mediatike. DigitAlb-i do të ndjejë mungesën dhe peshën e madhe të kujdesit për këtë kompani të madhe mediatike, filialet e së cilës Dritan Hoxha i rriti me dashurinë që një baba rrit fëmijët e tij. Por në një farë mënyre Dritan Hoxha është kudo, në çdo qelizë të Top-Medias. Zemra e Dritan Hoxhës ndaloi në mëngjes, pikërisht pak metra larg vendit për të cilin ajo rrihte më fort, pranë studiove të Top-Channel-it.
Vlerësimet
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka qenë i pari shtetar i lartë i cili i ka bërë homazhe të ndjerit Hoxha. Presidenti Topi ka ngushëlluar për këtë humbje tragjike familjarët e Hoxhës, nënën, gruan dhe fëmijët, si dhe të gjithë të afërmit, miqtë dhe ata që punuan së bashku me Dritan Hoxhën për vite me radhë. Pasi ka kryer homazhet e fundit, presidenti Topi është shprehur se “humbja e presidentit të Top-Medias nuk është vetëm humbja e familjarëve të tij, por e të gjithëve”. Homazhe në nderim të Hoxhës ka bërë edhe kryetari i PS-së, Edi Rama, i cili e cilësoi këtë humbje si të vështirë për të gjithë shqiptarët. “Tani i Topit arriti i vetëm për 7 vjet atë që vendeve si Shqipëria u duhen 70 vjet për të arritur. Ai jetoi me 300 km në orë dhe fluturoi larg, duke kapur ëndrrën e tij dhe duke ndezur ekranin e shekullit të ri në një Shqipëri që ende jeton pas perdes së shekullit të vjetër”, - thuhet në mesazhin ngushëllues të Ramës. Ndërsa kryetari i LSI-së, Ilir Meta, pas homazheve u shpreh se “humbja e Tanit është një humbje për mediat në Shqipëri, sepse ai vendoste TOP-standardet, të cilat konkurrentët duhet t’i ndiqnin e t’u referoheshin shpesh”. “Mbi të gjitha, kjo është një humbje për shoqërinë, e cila ka nevojë për njerëz me kurajë e me ide”, - u shpreh Meta. Një nga figurat e njohura të hapësirës shqiptare, Arbën Xhaferri, në mesazhin ngushëllues për familjen, miqtë dhe punonjësit e Top-Medias, shprehet i pikëlluar jashtë mase nga vdekja aksidentale e Dritan Hoxhës. “Për mua ishte emblemë frymëzuese e optimizmit e suksesit të rinisë shqiptare të kohëve të zymta të tranzicionit”, - thuhet në mesazhin e Xhaferrit.
Mesazhe ngushëllimi kanë dërguar figura të larta të politikës kosovare, si kryeministri Hashim Thaçi etj. Homazhe pranë trupit të Hoxhës kanë bërë edhe dhjetëra deputetë të forcave të ndryshme politike, drejtues të lartë partish etj. Ndërsa në mesazhin ngushëllues të lëvizjes “Mjaft” thuhet se kjo humbje shkon përtej rrethit të njerëzve që e njohën dhe punuan me të. “Kjo është humbje e të gjithëve”, - thuhet në këtë mesazh.
Aksidenti rrugor, humbet jetën Dritan Hoxha
TIRANË - Dritan Hoxha, president i Top-Channel-it humbi jetën në një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Sipas komunikatës së Policisë së Tiranës, “me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të policisë për t’i dhënë ndihmën e parë, Hoxha ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin Ushtarak Tiranë”. Sipas të dhënave të grupit hetimor, ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të automjetit si pasojë e shpejtësisë së madhe të veturës tip “Ferrari”, ngjyrë e kuqe, me targa DK 3892 H, me një fuqi motorike prej 6000 kubikësh, i cili ka përshkuar një hapësirë të plotë 82 metra, duke dalë nga rruga dhe rënë në lulishten përbri lumit Lana, i ndarë në dy pjesë dhe i shkatërruar tërësisht. Aktualisht, në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e zëvendësprokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, Genci Qano, drejtues të Policisë së Tiranës, tre ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, ekspertë të Mjekësisë Ligjore dhe ekspertë të Policisë Rrugore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, shkruhet në komunikatën e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.
24 Maj 2008