E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi, homazhe për humbjen e presidentit të Top-Medias



Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka bërë mesditën e së premtes homazhe për nder të presidentit të Top-Medias, Dritan Hoxha, në ambientet e Top-Channel-it. Presidenti Topi ka ngushëlluar për këtë humbje tragjike familjarët e Hoxhës, nënën, gruan dhe fëmijët, si dhe të gjithë të afërmit, miqtë dhe ata që punuan së bashku me Dritan Hoxhën për vite me radhë. Pasi ka kryer homazhet e fundit, presidenti Topi është shprehur se “humbja e presidentit të Top-Medias nuk është vetëm humbja e familjarëve të tij, por e të gjithëve. Me humbjen e Dritanit, Top-Media humbi themeluesin dhe promotorin energjik e vizionar të saj, ndërsa nëna, bashkëshortja e fëmijët, njeriun e tyre më të shtrenjtë”. Përpara homazheve, presidenti Topi u kishte dërguar një telegram ngushëllimi familjarëve të të ndjerit.

24 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›