Pensioni, kriteret që duhet të plotësojnë mjekët për ta përfituar
Kategoritë e mjekëve që dalin më shpejt në pension. Rastet kur mjekëve specialistë u “shtyhet” pensioni
Emanuela Sako
Pensioni i pleqërisë për mjekët përfitohet sipas kategorive të punës së kryer. Mjekët profesionistë, në bazë së vështirësisë së punës së kryer, ndahen në dy kategori, duke u klasifikuar kështu në dy kategori të përfitimit të pensionit. Për pasojë, një pjesë e mjekëve del në pension më shpejt se mjekët e tjerë. Sipas specialistit të ISSH-së, Saba Goci, ata që dalin më shpejt janë mjekët që gjatë punës së tyre e kanë ushtruar profesionin e mjekut me specialitete kirurg, infeksionistë, apo radiologë. Mosha e daljes në pension për këtë kategori është 60 vjeç, ndryshe nga mosha e daljes në pension të pjesës tjetër të bluzave të bardha. Këto tre specialitete të mjekëve përfshihen në kategorinë e dytë të pensionistëve, bashkë me mësuesit dhe pedagogët, ushtarakët me grada, si dhe punët drejtuese dhe shfrytëzuese në minierat në sipërfaqe, punonjësit e mekanizmave të rëndë. Ndërsa mjekët me specializime të tjera, të ndryshme nga këto, përfshihen në kategorinë III të klasifikimit të punës që kanë kryer gjatë gjithë jetës qytetarët dhe trajtohen me pension të vonshëm se kategoria e dytë e mjekëve. Shuma në lekë e pensionit varet nga paga që një mjek ka marrë më parë, në bazë të gradave prej të cilave është trajtuar me më shumë apo me më pak lekë. Vështirësia e punës dhe pamundësia që ata të vazhdojnë të ushtrojnë profesionin e mjekut është tepër e vështirë. Ndërkohë që të gjithë të interesuarit duhet të kenë mbushur 35 vite punë për të përfituar pensionin e pleqërisë.
Vështirësia
Në bazë të punës së kryer bëhet edhe ndarja në kategori dhe vlerësimi në lekë i mjekëve apo profesioneve të tjera.
Një mjek e ka të vështirë të kryejë operacione, pasi mund të ketë dridhje të duarve apo probleme të tjera dhe në këto kushte duhet të përfitojë pension më të shpejtë. Ndërsa në të njëjtat situata ndodhet edhe mjeku radiolog, i cili ka punuar gjatë gjithë kohës me rrezet për kryerjen e vizitave me pacientët. Po kështu ndodh edhe me mjekët infeksionistë, që gjatë punës së tyre kanë të bëjnë me sëmundjet ngjitëse gjatë gjithë kohës që ushtron profesionin e tij. Por nuk mund të kualifikohen në të njëjtin grup mjekët që kryejnë vizita apo mjekët që gjatë punës së tyre nuk hasen me këto vështirësi. Kështu, kësaj kategorie të mjekëve u bie që të përfitojnë pensionin 63 vjeç e gjashtë muaj për 2008-2009-n.
Kategoritë
Mjekët përfshihen në kategorinë e dytë dhe të tretë, sipas klasifikimit të bërë nga ISSH-ja. Kështu, në kategorinë e parë në përgjithësi përfshihen punët në nëntokë, në ish-industritë ushtarake, në ish-industritë kimike, aviatorët dhe shkrirësit në metalurgji dhe fonderi. Në kategorinë e dytë, masivisht përfshihen tre specialitetet e mjekëve, mësuesit dhe pedagogët, ushtarakët me grada, si dhe punët drejtuese shfrytëzuese në minierat në sipërfaqe, punonjësit e mekanizmave të rënda (ekskavatoristë, buldozeristë, vinçierë). Ndërsa në kategorinë e tretë futen përgjithësisht nëpunësit dhe punonjësit e shërbimit. Sipas ISSH-së, për punët e kategorisë së parë dhe të dytë, nga vjetërsia e punës gjithsej që kërkohet, 3/4 e saj duhet të jetë e kryer në punë të kategorisë së parë dhe të dytë, me përjashtim të personave që kanë punuar në miniera në nëntokë, ose në punime të tjera të nëntokës, të cilëve u kërkohet që 1/2 e periudhës së punës të jetë në këto punime. Por kjo vjetërsi pune duhet verifikuar nga aplikuesit, pasi shumë prej minierave apo industrive kimike dhe ushtarake janë mbyllur dhe një pjesë e ish- punonjësve të këtyre ndërmarrjeve u është dashur të punojnë në punë të tjera, të cilat mund të mos përputhen me të njëjtën kategori si puna e mëparshme.
Përfitimi
Për të përfituar një pension pleqërie fillimisht niset me aplikimin, i cili përfshin disa procedura dhe dokumente që duhen paraqitur. Ndërkohë që vitet e punës janë vendimtare për të caktuar masën e pensionit. Ndërsa mosha e daljes në pension është vendimtare për të ditur se në çfarë viti fillon marrja e pensionit. Aplikimi për pensionin duhet të nisë pesë muaj përpara se i interesuari të plotësojë moshën e daljes në pension. ISSH-ja bën të ditur se të gjithë personave që u afrohet koha për të përfituar një pension pleqërie, sipas Ligjit nr. 7703, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, mund të paraqesin kërkesë me shkrim që 5 muaj para plotësimit të kushteve për pension, pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit të tyre. Një aplikim i tillë do t’u jepte kohë të gjithë aplikuesve që të përfitonin pensionin që në muajin e parë të plotësimit të moshës. Sipas ISSH-së, kjo bëhet për shkak të migrimit, të ndryshimit të vendeve të punës, të vendeve të banimit, pasi kërkohet kohë për të verifikuar dokumentacionin. Ndaj një aplikim i tillë do t’u jepte kohë punonjësve që të mblidhnin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të interesuarve.
Raste të veçanta
Një pjesë e madhe e mjekëve specialistë vazhdojnë të punojnë në qendrat spitalore, edhe pse kanë mbushur moshën e pensionit. Kjo kategori mjekësh punon me orare të kufizuara për shkak të nevojave që kanë spitalet në një shërbim të caktuar. Kështu, specialistë të Ministrisë së Shëndetësisë shpjegojnë se mjekët pensionistë nën moshën 65 vjeç mund të aktivizohen në klinikat e QSUT-së, apo klinikat e tjera të vendit, deri në 10 orë punë në javë. Kjo quhet punë me kohë të pjesshme dhe nuk ndikon në marrjen e pensionit. Përsa i përket pagesës, ajo vendoset nga fondi i pagave, e cila mund të përballohet nga buxheti i QSUT-së. Të gjitha kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen e këtyre mjekëve përcaktohen nga ministri i Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë nxjerr udhëzimin përkatës për zbatimin e këtij vendimi. Numri i mjekëve që lejohen të punojnë në këtë mënyrë është i madh, sidomos në zonat e thella të vendit. Këto të fundit janë pothuajse të pambuluara me mjekë specialistë dhe për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë ka lejuar që mjekët e moshuar të vazhdojnë të punojnë me një kuotë të caktuar, përveç pensionit. Arsyet që këta mjekë lejohen të punojnë në shëndetësi edhe pse kanë mbushur moshën e pensionit, bëhet për shkak të nevojave që kanë spitalet për mjek specialistë. Spitalet mund të kenë mungesa të mjekëve specialistë në një shërbim të caktuar dhe deri në momentin e zëvendësimit me një mjek tjetër, do të qëndrojnë në punë, deri në një urdhër të ri. Po kështu, mjekëve u shtyhet pensioni në rastet kur volumi i punës është shumë i madh dhe nuk mund të përballohet nga numri i mjekëve që janë dispozicion. Një arsye tjetër që kjo kategori mjekësh është e detyruar të qëndrojë në punë, ndodh për shkak të nevojës që kanë mjekët e rinj për transmetimin e përvojës mjekësore nga mjekët e vjetër tek brezi i ri. Këto janë raste specifike, ndërkohë që për mjekët që zgjidhen duhet të plotësojnë disa kritere, ku në radhë të parë janë kushtet e gjendjes së tyre fizike. Mjekët specialistë duhet të jenë të aftë për të vazhduar ende të punojnë dhe të përballojnë situatat. Drejtoria e Spitalit ka të drejtë të propozojë vendet që kanë nevojë për mjekë specialistë dhe të përcaktojë nëse një mjek është në gjendje të ushtrojë profesionin ose jo. Propozimi i drejtorisë i bëhet i ditur Ministrisë së Shëndetësisë, e cila jep aprovimin për lejimin e një specialisti në shërbim të pacientëve.
Dalja e shpejtë në pension
Mjekët Radiologë, Kirurgë, Infeksionistë
Mosha (për kategoritë më sipër)
Burrat 60 vjeç
Gratë 57 vjeç
Kategoritë
Kategoria e dytë Radiolog, Kirurg, Infeksionistë
Kategoria e tretë Mjekët e përgjithshëm, mjekët me ngarkesë më të ulët
24 Maj 2008