E Enjte, 5 Nëntor 2026

Media shtetërore ruse kërcënon SHBA: Me dy raketa bërthamore shkatërrojmë të gjithë bregun tuaj lindor

Rusia ka kërcënuar SHBA-në se do e sulmojë me armë bërthamore bregun lindor të saj. Media shtetërore ruse ka deklaruar se Putin mund të zhdukë të gjithë bregun lindor të SHBA, me vetëm 2 raketa.

Alexei Zhuralev, anëtar i parlamentit rus, tha se nuk mbetet më asgjë nga gjiret e këtyre plazheve në SHBA nëse përdoren armët bërthamore.

“Ne mund të shkatërrojmë të gjithë bregun lindor të SHBA me vetëm dy raketa bërthamore dhe dy të tjera do i përdorim për Bregun Perëndimor. Katër raketa dhe nuk do të mbetet asgjë”, tha anëtari i parlamentit rus.

Kjo nuk është hera e parë që media shtetërore ruse ka kërcënuar me përdorimin e armëve bërthamore. Kremlini nuk e ka lëshuar ende një kërcënim të tillë, por Putin ka paralajmëruar se vendet që ‘ndërhyjnë’ në Ukrainë do të përballen me ‘pasoja të ndryshme nga që s’i ka parë bota më herët’.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›