E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria pranon kushtin: “OK” kontrollit të armëve kimike

SIRI- Qeveria Siriane ka pranuar propozimin rus për dorëzimin e armëve kimike nën kontrollin e komunitetit ndërkombëtar, deklaroi ministri I jashtëm Sirian. 

“Dje kemi zhvilluar negociata shumë të frutshme me ministrin e jashtëm Rus Sergei Lavrov dhe ai më dorëzoi një iniciative sa i përket armëve kimike dhe ne e kemi pranuar atë” - deklaroi ministri i jashtëm Sirian Walid Muallem cituar nga televizioni rus “Russia Today”. 

Ai deklaroi se kishte rënë dakord me këtë propozim sepse kështu do të hiqeshin arsyet për agresionin amerikan. 

Ndërkombëtarët kanë kërkuar nga Damasku që të dorëzojë brenda një afati kohor të gjithë arsenalin e saj kimik në mënyrë që të shmanget sulmi amerikan mbi Siri. 

(m.s/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›