Debat për programin e qeverisë së re, PD: Po nuk arritëm konsensus masa ekstreme
TIRANË-Me debate të shumta ka nisur sot mbledhja e grupeve parlamentare. Grupi i Partisë Demokratike ka kërkuar më shumë kohë për tu njohur me programin e qeverisë, duke deklaruar se nuk është gati për debat në seancën e nesërme. Por sipas tyre, kërkesat janë hedhur poshtë nga kreu i grupit të PS, Gramoz Ruci që u soll me arrogancë ndaj opozitës.
Në mbyllje të grupit të PD-së, kryetari i partise, Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryetarit të ri të Kuvendit, Ilir Meta të mbaje fjalet që tha në Kuvend për transparence dhe zbatim te rregullores.
“T’i qëndrojë besnikë fjalëve që sapo tha dhe ne mos të rivendosë një standard të ri të përmirësuar si premtoi, të paktën standardin e zbatuar deri tani duke i dhënë kohën e nevojshme Kuvendit dhe opozitës për tu njohur me programin dhe për tu bërë gati për debat”.
Basha theksoi se në të kundërt kjo situatë është e papranueshme dhe se ata do të marrin masa si opozitë.
“Do të marrim masa si mbrojtëse e së drejtës dhe si përfaqësues të denjë të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. Do marrim masa deri tek më të ashprat”- tha Basha por pa shqiptuar fjalën ‘bojkot’. Po kështu Basha nuk u përgjigj nëse opozita do marrë pjesë apo jo në seancën e nesërme ne Kuvend.
Para tij në një prononcim për mediat kreu i komanduar i grupit, Edi Paloka ka akuzuar kreun e grupit të PS-së, Gramoz Ruci për arrogancë.
“Ruci në mënyrë absolute dhe me arrogancë të plotë deklaroi që nuk është në tagrin e PD për të vendosur se kur do të bëhet debati, juve ju kemi thirrur thjesht për të diskutuar se sa kohë doni të flisni, këto janë metodat e vjetra, edhe pse sot u fol për tolerancë. Vendimet do merren në vazhdim, do bisedoj me Metën për ti bërë të qartë vendimin e grupit, nëse Ruci do vazhdojë me qëndrimin arrogant. Po nuk gjetem konsensus masa ekstreme - tha ai.
Sipas tij, deputetet e opozites kane nevoje per kohe per tu njohur me programin e per te pergatitur nje debat serioz.
(d.b/BalkanWeb)