E Diel, 1 Nëntor 2026

Media turke: Mysafiri 2-metrosh,Erdogan pret Edi Ramën

Të tjera rreth shkrimit Rama: Turqia,potencial i pashfrytëzuar /VIDEO FOTO/Albumi fotografik Rama-Erdogan Rama, intervistë për CNN turk /VIDEO Ankara, Rama takon Erdogan PS në fushatë: Turqia, partner strategjik Maj 2013, Rama: Takim i paharrueshëm me Erdogan TIRANE - "Mysafiri 2 metrosh" - Ky është titulli i gazetës turke "Sabah" mbi shkrimin e ilustruar me fotografinë e takimit të kryeministrit së Turqisë Erdogan me kryesocialistin e Shqipërisë Edi Rama. Gazeta shkruan se "Kryeministri Erdogan mirëpriti kryetarin e PSSH-së, Edi Ramën në pallatin Dolmabahçe.

Rama, një ish-lojtar basketbolli mbi 2 metra, është fituesi i zgjedhjeve në Shqipëri." Gazeta po ashtu njofton se përret dy orë, Erdogan dhe Rama kanë biseduar me dyer të mbyllura.

"Sabah" referohet Ramës me emrin "ish-basketbollisti", ndryshe nga media të tjera europiane që kryesisht e kanë lidhur atë me postin e kryebashkiakut të Tiranës ose pikturën.

Dje, vetë Rama e ka publikuar faksimilen e gazetës turke me titullin humoristik duke e quajtur "Fotoja e ditës"

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›