E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta mbledh 5 ministrat e LSI-sëpër objektivat e qeverisë së re

TIRANE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mbedhur sot ministrat e qeverisë së re që pritet të fillojë punën në shtator. Takimi ka përfunduar në orën 13:50 minuta dhe ka zgjatur rreth 1 orë e gjysëm.

Pas takimit, Edmond Panariti, përcaktuar nga Rama në kabinetin e tij si ministër, tha se e ka njohur Metën me drejtimin e programit të tij.

Tema kryesore e takimit të kreut të LSI me ministrat e zgjedhur janë objektivat e qeverisë së re të dalë fituese nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
 
Një javë më parë, kryeministri i zgjedhur Edi Rama u takua me ministrat e Partisë Socialiste. Ndërkaq, brenda kësaj jave priten të takohen të dy palët.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›