Mediat: 6 korriku, dita kur prezantohet Ronaldo te Real Madrid-i
Ende nuk është caktuar data zyrtare prezantimit të Cristiano Ronaldos te Real Madridi, pasi ende nuk është kompletuar transferimi zyrtar i portugezit, mirëpo mediat spekulojnë se do të jetë data 6 korrik kur Ronaldo do të shkelë në Santiago Bernabeu. "Los Blancos" presin që së paku 25.000 tifozë dhe 500 gazetarë të jenë të pranishëm në stadium në ditën e prezantimi të lojtarit më të mirë në botë për vitin 2008.
"Shtëpia e Bardhë" tashmë ka filluar organizmin e ditës së rëndësishme, ku pritet të thyhen të gjitha rekordet në numrin e tifozëve të pranishëm për zbulimin e ndonjë lojtari.
"Shtëpia e Bardhë" tashmë ka filluar organizmin e ditës së rëndësishme, ku pritet të thyhen të gjitha rekordet në numrin e tifozëve të pranishëm për zbulimin e ndonjë lojtari.