E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat: BE do t’i paguajë Ashtonit 470 000 euro për të mos punuar

Pasi nga fundi i vitit 2014 t’i skadojë mandati pesëvjeçar në postin e ministres së Jashtme të Bashkimit Evropian, baronesha Cetherine Ashton gjatë tre vjetëve të ardhshëm kësaj do të marrë 470 000 euro të taksapaguesve evropianë, ndërkohë që nuk do të punojë asgjë, shkruan gazeta britanike Telegraph.

Derisa të mos gjejë punë të re, Ashton nga BE-ja do të marrë brenda tre vjetëve gati 500 mijë euro.

Politikania nga radhët e laburistëve britanikë dhe ndërmjetëse në dialogun politik në nivel të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, deri në vitin 2017 do të marrë 55 për qind të rrogës së tashme të saj themelore, 133 500 funte, përkatësisht 156 780 euro në vit. për ta fituar këtë “periudhë kalimtare” nga ajo lërkohet të mos punojë asgjë, kurse të ardhurat e saj do të tatimoren me shkallë të ulur tatimore, e jo me shkallën standarde britanike të tatimit të të ardhurave të larta. Shuma e parave dhe tatimi më i ulët se ai standard duhet t’iu garantojë pavarësi funksionarëve të lartë të BE-së dhe përkushtimin e tyre të plotë në punë deri në skadim të mandatit.

Ashton është edhe nënkryetare e Komisionit Evropian.

“Me rëndësi është që komisarët të mos fillojnë të kërkojnë punë të re gjatë muajve të fundit të mandatit të tyre në poste në BE, dhe të kenë kohë të mjaftueshme për të kërkuar punë të re përkatëse. Në këtë mënyrë ata edhe më tutje angazhohen 100 për qind në punën për të cilën janë të paguar dhe ekziston risk shumë më i vogël nga konflikti i interesit”, arsyeton vendimin e tillë përfaqësuesi për shtyp i Komisionit Evropian.

Ashton momentalisht ka rrogë vjetore në lartësi prej 287 534 funteve (mbi 300 000 euro), që është rroga e dytë më e lartë në mesin e politikaneve botërore të gjinisë femërore, ndërsa më 2021, kur të mbushë moshën për pension të BE-së, ajo do të ketë marrë 71 000 euro pension vjetor, gjë që është trefishi i pensionit mesatar në Britani./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›