E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat: Bellucci u nda nga Cassel për manjatin azer Telman Ismailov

RUSI- Mediat shkruajnë se aktorja Monica Bellucci është ndarë nga divi francez Vincent Cassel pasi ka një lidhje me sipërmarrësin azer, Telman Ismailov.

Lajmi bëhet i ditur nga Haqqin.az, një sajt me lajme gossip. Ndërsa një sajt rus Spletnik.ru që merret kryesisht me thashetheme shkruan se lidhja e aktores me mandatin azer ka nisur që në vitin 2009. 

Asokohet aktorja italiane ka marrë pjesë bashkë me 600 të ftuar të tjerë VIP në inaugurimin e hotelit të luksit Mardan-Palace, në Antalya të Turqisë. Ky hotel mësohet se u ndërtua nga Ismailov. 

Ismailov është 57 vjec dhe zotëron grupin imobiliar rus Ast. Sipas mediave ai njihet për famën e tij si donzhuan, si dhe për faktin që ka paguar shuma të mëdha për të pasur në aktivitetet e tij këngëtare si Mariah Carey, Tom Jones dhe Jennifer Lopez. Kësaj të fundit thuhet se i ka paguar plot 1.4 milionë dollarë për një performancë të shkurtër, shoqëruar me një «Happy Birthday» në festën e tij të ditëlindjes.

Në festat e ndryshme të organizuara prej tij, janë parë aktorë si: Sharon Stone, Richard Gere, Paris Hilton dhe sigurisht Monica Bellucci. Mësohet se vitin e kaluar biznesmeni Ismailov ka blerë edhe skuadrën e futbollit izraelit Beitar Gerusalemme. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›