Zgjedhjet e pjesshme, KQZ: Partitë s'kanë sjellë emrat e anëtarëve të KZAZ-ve
TIRANË- Komisoni Qendror Zgjedhor ka shprehur shqetësimin sot për shkelje të afateve nga ana e subjekteve politike të cilat nuk kanë dërguar ende në institucionin e administrimit të zgjedhjeve, emrat e anëtarëe të KZAZ-v e për zgjedhjet e pjeshme që do të mbahen më 1 shtator në Komnën Dardhë dhe dhe Kumunën Rrethinë në Shkodër. Zëdhënësja për shtyp e KQZ, Drilona Hoxhaj thekson se me këtë mënyrë po vështirësohet puna për trajnimin e anëtarëve.
"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke ndjekur në dinamikë ecurinë e procesit para zgjedhor që do të zhvillohet më datë 1 Shtator, për kryetar në komunën Rrethinat, qarku Shkodër dhe kryetar në Komunën Dardhas të qarkut Korçë, shpreh shqetësimin më në lidhje me mosrespektimin e kuadrit ligjor dhe shkeljen e afateve ligjore të propozimeve për anëtarëve të KQV-ve pranë KZAZ-ve nr 2, qarku Shkodër dhe KZAZ nr. 73, qarku Korçë, nga të gjitha subjektet politike që gëzojnë të drejtën dhe kanë detyrimin ndaj këtij procesi. Kjo sjellje, krejtësisht në kundërshtim me afatet ligjore të percaktuara, përbën shkak për cënimin e standardeve të këtij procesi, pasi vonesa e paraqitjes së propozimeve nga subjektet politike për anëtarësinë e 30 KQV që do të funksionojnë për këto zgjedhje, vështirëson punën e KQZ-së për trajnimin e tyre, si një moment shumë i rëndësishëm i procesit zgjedhor. Janë këta komisionerë, të cilët do të menaxhojnë realisht procesin në ditën e votimit, dhe ngushtimi i hapësirave kohore për trajnimin e tyre, për njohjen e tyre me kërkesat e kuadrit ligjor zgjedhor, për demonstrimin praktik të zbatimit të procedurave ligjore, potencialisht do të cënojë zbatimin nga ana e tyre të kritereve të kërkuara nga Kodi Zgjedhor", deklaroi Hoxhaj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, thekson se ka përmbyllur prej kohësh të gjithë kuadrin e nevojshëm nënligjor që do të shërbejë për këto zgjedhje. Gjithashtu, është pergatitur dhe përpunuar e gjithë baza materiale e nevojshme, dhe më mbërritjen dje, të fletëve të votimit të prodhuar nga kompania sllovene Cetis DD., është përmbyllur plotësisht përgatitja e gjithë materialit të nevojshëm zgjedhor.
(BalkanWeb)