Mediat: Murinjo do të rikthehet në Angli
LONDER-Zhoze Murinjo duket i mërzitur me Realin e Madridit dhe është gati të rikthehet në Premier Ligën angleze në fund të këtij sezoni. Është ky lajmi “bombë” i gazetës “Sunday Times”, sipas së cilës, portugezi ka probleme me disa prej lojtarëve, por tashmë edhe me tifozët. Sipas gazetës, destinacioni i Murinjos mund të jetë Mançester Siti, por edhe Arsenali. Nëse Mançini nuk fiton titullin kampion në “Etihad Stadium”, portugezi mund të kthehet në kandidaturën kryesore për të drejtuar “Citizens”. Në Spanjë ndërkohë, shtypi flet se Venger mund të drejtojë Realin e Madridit pas ikjes së Murinjos, ndërsa tekniku nga Setubali mund të ulet pikërisht në stolin e “Topçinjve”.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)