E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bustinat e çajit qetësojnë lëkurën

TIRANE-Metodë e thjeshtë dhe aspak e kushtueshme. Vendosja e qeskave-filtër, të cilët më parë janë tretur në ujë të ftohë qetësojnë lëkurën.

Përveçse këto kompresa të ftohta lehtësojnë ënjtjen, kafeina (e pranishme në çaj) ngushton enët e gjakut dhe në këtë mënyrë tërhiqet skuqja dhe ënjtja. Ndaj përdorimi rekomandohet dhe mbi sy për ti qetësuar.

Kështu, acidi taninik nga çaji vepron si astringjent (pastron lëkurën dhe ngushton poret), i cili gradualisht tendos lëkurën.

Megjithatë, shmangni përdorimin e çajit të zi, sidomos atij anglez, sepse përmban materie të cilat e irritojnë lëkurën.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›