E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pack: Referendumi do ta pengoj Serbinë

BEOGRAD-Eurodeputetja Doris Pack ka thënë se mbajtja e referendumit në komunat me shumicë serbe, në veri të Kosovës, do të ketë pasoja negative për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Pack u shpreh për numrin e sotëm të gazetës novosadase “Dnevnik”, se në terren nuk po shihen rezultatet e dialogut Prishtinë-Beograd, kusht ky për Serbinë që të mund të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

“Fatkeqësisht, në këto momente, nuk po shoh asgjë”, ka thënë Pack e cila ka mbështetur Rezolutën e Parlamentit Evropian, që këshillon Këshillit Evropian që në muajin mars të mbështes kandidaturën e Serbisë.

Sipas fjalëve të deputetes, nga Beogradi pritet vetëm konfirmimi i mirëbesimit në marrëdhënieve me Kosovën.

“Megjithatë, të gjithë duhet ta kenë parasysh se ndarja e Kosovës me Serbinë është pasojë direkte e aparteidit, të cilin regjimi i Slobodan Milosevicit ka zbatuar në Kosovë. Këtë unë e di mirë, sepse atyre viteve rregullisht kam qëndruar atje”.

(d.b/Telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›