Mediat: Thaçit dhe Daçiqit po u buzëqesh Çmimi për Paqe
PRISHTINE-'Për kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçin dhe Ivica Daçicin, të cilët me 19 prill kanë nënshkruar marreveshjen për normalizim, po kërkohet ndonjë çmim pompoz', shkruan gazeta serbe Blic. Emri i tyre po lakohet në qarqet politike më të spikatura të Europës si kandidatë shumë seriozë për ndonjë nga çmimet më të njohura kushtuar paqes, nga Nobeli deri te Çmimi Sharlemanj.
Nëkryetari i Qeverisë së Austrisë, Mihael Shpindeleger ka sugjeruar se ata e kanë merituar Çmimin Ndërkombëtar Sharlemanj, ka zbuluar për gazetën serbe, zëdhënësi i nënkryetarit të Qeverisë austriake, Aleksander Shalenberg.
Po kështu, gjatë drekës në Wachau, në Austri, fundjaven e kaluar, ministri i Jashtëm i Austrisë ka thënë se zyrtarët e Kosovës dhe të Serbisë duhet shpërblyer për hapat e bërë trimrues.
Çmimi Sharlemanj, që e bartë emrin sipas Karlit të Madh, është një nga mirënjohjet më prestigjioze të Europës dhe u jepet atyre të cilët janë dalluar në forcimin e unitetit europian. Çmimin në dhjetor e ndan qyteti Ahen.
Në qarqet diplomatike, ndër zyrtarët europian mund të dëgjohet se Thaçi dhe Daçic përmenden në kontekstin se ata duhet të shpërblehen me nominim të përbashkët dhe se ky do të ishte një mesazh i rëndësishëm.
'Pas takimit të parë ndërmjet Thaçit dhe Daçiqit te baronesha Catherine Ashton, ka nis të shqyrtohet mundësia që Ashton të kandidohet për Çmimin Nobel për Paqe. Mirëpo, siç dihet, vitin e kaluar fitues i këtij çmimi ishte BE-ja dhe nëse do t’i jepej Baroneshës Ashton, Nobeli për Paqe, ai praktikisht do të përsëritej'. Për këtë shkak, sipas “Blicit” jozyrtarisht, në qarqet përreth Torbjorn Jaglandit, sekretarit të përgjithshëm të KE-së, i cili sivjet është kryetar i Komitetit për ndarjen e Çmimit Nobel për Paqe, mund dëgjohet lobimi për idenë që të dy kryeministrat të kandidaohen për këtë Çmim.
Emrat e kandidatëve për Nobel janë të fshehtë, përveç në rastet kur i publikojnë propozuesit. Sivjet për këtë Çmim janë paraqitur 259 kandidatë.
(d.b/BalkanWeb)