Ndikimi i muzikës tek foshnjat
TIRANE-Muzika luan një rol shumë të madh në jetën tonë. Ajo mund të ket një ndikim shumë të madh gjatë shtatzanisë dhe gjatë lindjes. Nga një eksperiment i bërë nga Dr.Nuran Komurcu me disa paciente të cilat ishin gati për të lindur, erdhi në përfundim se muzika u kishte ndihmuar që ta largonin frikën. Pacientet dëgjuan muzikë në interval kohor prej 20 minutash para qastit të lindjes, ku është vërejtur se dhimbja e tyre u bë më e shpeshtë dhe me këtë bëhet përshpejtimi i kohës së lindjes. Gjatë gjithë shtatzanisë po të dëgjoni çdo ditë nga pak muzikë relaksuese, do të keni rezultate shumë të mira gjatë lindjes, perveq kësaj, muzika do të ndikoj edhe tek foshnja juaj ende pa lindur.
Zëri i nënës – muzikë për foshnjat
Zëri i nënës është cilësuar si muzikë mbi muzikat, shkruan Express. Ne të gjithë e dimë se sa janë fëmijët të lidhur me nënat. Kjo nuk ndodh rastesisht. Ne jemi ato të cilat i mbajmë në trupin tonë për nëntë muaj rresht, prandaj foshnja tashmë na njeh mirë zërin dhe vetëm me ne ndihet e mbrojtur dhe e sigurt. E keni vërejtur kur foshnja qan, dhe nëna i këndon, ajo menjëherë fillon që të qetësohet, ose kur nëna e vendos foshnjën në kraharor (në anën e majtë), foshnja menjehere fillon të ndal vajin – kjo ndodh sepse aty kemi zemrën dhe ritmi i të rrahurave të zemrës për beben, gjatë shtatzanisë, kan qenë muzika e tyre dhe ajo është mësuar me atë ritëm, prandaj do te qetësohet sepse aty do te ndjejë sigurinë. Edhe tradicionalisht njihen ninullat që u këndohen foshnjave për ti vënë në gjumë. Vetëm edhe pëshpërima e nënës “SH-SH-SH” në mënyrë melodioze, do të ndikojë në qetësimin e foshnjeve.
Pse duhet të dëgjojmë shumë muzikë gjatë shtatzënisë, gjatë dhe pas lindjes, ekziston një fakt shumë i njohur i kompozitorit të madh W.A. Mozart. Ai iu ekspozua shumë muzikës sa ishte në barkun e nënës, si dhe gjatë gjithë fëmijërisë së tij, prandaj edhe fuqia e muzikes së tij është shumë e madhe. Muzika e Mozartit përdoret shumë edhe te fëmijët e lindur para kohe ose me peshë shumë të vogel, pasi që ajo ka një ndikim shumë pozitiv në zhvillim. Nëse një fëmija me peshë më pak se 1 kg, përmes aparateve të ndryshme të inkubatorit, do ti lëshoni muzikën e Mozartit, ose po ti lëshoni zërin e nënës duke kënduar, do të vëreni se zhvillimi i tij do të jetë shumë më i mirë dhe më i shpejtë.
Vlen të theksohet se muzika e drejtpërdrejt -live- ka ndikim më të madh se sa ajo e regjistruar. Prandaj, nëna të dashura, këndoni sa më shumë foshnjës suaj, dhe ekspozojeni atë në muzikë të mirë. Kjo do ta ndimojë atë që të kete një zhvillim sa më të mirë trupor dhe mendor, gjithashtu muzika e Mozartit ndikon në rritjen e kapacitetit të intelegjencës së fëmjëve.
(d.b/BalkanWeb)