Mediat botërore: Majlinda ndryshoi historinë e Kosovës

Suksesi i madh i Majlinda Kelmendit në kampionatin botëror i ka ngritur në këmbë mediat vendore dhe të huaja. Shpallja e saj si xhudistja më e mirë në botë, ka bërë që mediat botërore të dalin me tituj bombastikë për Majlindën dhe Kosovën.
"Majlinda Kelmendi ndryshoi historinë e Kosovës" ishte njëri nga titujt që kaploi mediat e huaja. Në lajm cekej se Kosova ka tani një sportiste të nivelit më të lartë të mundshëm dhe se ajo është e para për Kosovën që fiton një titull kaq të madh./Indeksonline/