Mediat e huaja, aksioni i vrasjes së Osama bin Ladenit, si në film

"Vrasja e Bin Ladenit", në mungesë të qëndrimit zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, mediat amerikane kanë përshkruar ngjarjen bazuar në burimet e tyre. Intelegjenca amerikane beson se Bin Laden, para vrasjes ka lënë pas një mesazh audio apo video dhe ai shpejt pritet të bëhet publik nga përkrahësit e tij. Sipas tyre, ai nuk ishte në dijeni për sulmin amerikan kundër tij, por ka mundur të jetë koicidencë fakti i regjistrimit të mesazhit.
AP raporton se rreth 79 komando të trajnuara mirë në katër helikopterë marrin pjesë në aksionin në rezidencën një milion dollarëshe të Bin Ladenit, në Abotabadu afër Islamabadit. Ndfërsa New York Times rrëfen historinë e ekzekutimit të Ladenit.
Në korrik të vitit të kaluar, CIA kishte infiltruar një pakistanez në radhët e veta por që kishte lidhje edhe me celulat e Al Qaedas. Madje ishte në kontakt me njërin prej korrierëve më besnik të Bin Ladenit. Përmes tij, CIA lokalizoi edhe vendin ku dyshohej se strehohej kryeterroristi.
Tetë muaj më vonë, 79 amerikanë të specializuar në gjysmë të natës u futën në shtëpinë ku po strehohej Osama pa e ditur nese ai po fshihej aty. Pak minuta pas aksionit, pesë burra mbetën të vrarë dhe njeri prej tyre me mjeker dhe tulalc. Dikush nga komandot e fotografoi dhe e nisi drejt qendrës për ta konfirmuar nëse ai ishte njeriu më i kërkuar në botë që po i duhej SHBA-së. Aksioni i gjetjes së tij për gati një dekadë rezultoi shkurt dhe pa shumë zhurmë. Kjo është puna e inteligjencës, veçmas asaj amerikane.