Arrestohen 6 zyrtarë të Kuvendit të Prishtinës

Gjashtë zyrtarë të Kuvendit të Prishtinës janë arrestuar sot, bën të ditur policia e Kosovës.
Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin për keqpërdorime në Komunën e Prishtinës thuhet në njoftimin e policisë lidhur me një tender që ka të bëjë me mbulimin e lumit Prishtevka. Dëmi i veprës së dyshuar arrin në qindra mijëra euro.
Policia e Kosovës gjthashtu ka publikuar edhe inicialet dhe moshën e gjashtë personave të arrestuar.
Njoftimi thotë me tej se hetimet janë kryer nga Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion ndërsa Prokuroria iu ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.