Rebelët e Libisë kërkojnë 3 miliard dollarë

Rebelët që e kontrollojnë pjesën lindore të Libisë kanë thënë sot se ekonomia e tyre do të shkatërrohet në tërësi këtë verë ndërsa shpëtimi është tek vendet e perëndimit nëse këto të fundit do t`iu jepnin atyre një kredi prej 3 miliard dollarë.
Paratë e kërkuara sipas rebelëve do të duhej të siguroheshin nga asetet e ngrira të Muamer Gadafit.
Ali Tarhoni i cili ka pozitën e menaxherit të ekonomisë dhe naftës në administratën e rebelëve i ka apeluar Francës, Italisë dhe SHBA-ve që t`i huazojnë rebelëve “dy deri në tre milliard dollarë”.
Ekonomia e Libisë është para shkatërrimit, dy muaj nga nisja e konfliktit në mes të rebelëve dhe forcave lojale ndaj Gadafit i cili e ka udhëhequr këtë vend për 41 vjet.
Tarhoni ka thënë se lidershipi i rebelëve do të takohet me përfaqësues të fuqive botërore në Romë të enjten ndërsa ka shtuar se një mekanizëm që hap linjat e kreditit, mund të ndërtohet gjatë atij takimi.
Takimi i Romës ka për qëllim që të gjej një zgjidhje politike për konfliktin në Libi.