Mediat e huaja komentojnë exit pollin e "Ora News"-IPR Marketing

Exit pollet e publikuara nga kompania italiane IPR Markting dhe televizioni "Ora News" menjëherë pas mbylljes së votimeve janë komentuar edhe nga shtypi i huaj. Kështu Reuters shkruan se Partia Demokratike në pushtet duket se ka fituar zgjedhjet e së dielës. Një exit poll i televizionit "Ora News" dhe kompanisë italiane IPR Marketing shkruan Reuters ka treguar se Partia Demokratike mund të fitojë nga 46 në 49 % të votave ndërsa socialistët 41 deri në 45 %. Edhe prestigjozja franceze AFP i është referuar exit pollit të IPR Marketin dhe "Ora News" kanë nxjerr në krye Berishën e PD-së me 4 % më shumë se Rama i PS. AFP shkruan se bazuar në këto të dhëna mbështetës të Partisë Demokratike kanë dalë në rrugë të festojnë. Një tjetër faqe interneti "Earth Times" ka shkruar se agjensia IPR Marketing i jep Berishës dhe partisë së tij një kryesim të sigurtë ndaj PS, por shton se ende nuk ka një parashikim për një mazhorancë absolute. Exit polli i IPR Marketing dhe televizionit "Ora News" i cili dha i pari nga të tre exit pollet që janë kryera nga tre televizione është komentuar edhe nga agjensi të tjera lajmesh.