E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat e huaja lejohen të shohin raketën e Koresë së Veriut

Zyrtarët e hapësirës të Koresë së Veriut ndërmorën një hap të rrallë, duke lejuar gazetarët e huaj që të shihnin një raketë, që pavarësisht kundërshtimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, po përgatitet që të lansohet këtë javë.

Pamjet e raketës publikohen ndërsa fotot e shërbimeve sekrete të Koresë së Jugut, informuan për përgatitjet për një provë të tretë bërthamore të Koresë së Veriut.

Gazetarët thonë se të tria pjesët e raketës Unha 3 ishin në platformën e lansimit, në fabrikën e re të hapësirës Tongchang, në provincën e Phonganit verior, në brigjet perëndimore. Gazetarët paraqitën gjithashtu edhe një sallë komandimi, ku teknikë të veshur me të bardha punonin në kompjuterët e terminaleve.

Pheniani thotë se raketa, e cila do të lansohet mes datave 12 dhe 16 prill, do të ketë në bordin e saj vetëm një satelitë për motin, por Shtet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut thonë se kjo ngjarje është një test për raketat balistike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›