Revista “Weltwoche” trazon Zvicrën me foton e një romi nga Gjakova

E përjavshmja zvicerane, “Weltwoche”, ka nxitur një debat të ashpër me ballinën e saj, në të cilën është publikuar fotografia e një djaloshi romë, i cili me revole vë në shënjestër kamerën, me titullin “Romët po vijnë. Fushata e plaçkitjeve në Zvicër”.
Sipas gazetës tjetër zvicerane, “Tagesanzeiger”, fotografia është bërë nga fotoreporteri italian, Livio Mancini në vitin 2009, në një deponi në Gjakovë, ku fëmijët romë jetojnë së bashku me familjet e tyre”.
Përgjegjësit në këtë të përjavshme deklaruan se nuk e kuptojnë gjithë këtë debat, duke theksuar se fotografia në ballinë nënvizon faktin se “bandat rome shfrytëzojnë fëmijët e tyre, për vepra kriminale”.