Obama: "Përparim i madh" në marrëdhëniet SHBA-Brazil

Vizita e presidentes Rousseff erdhi pak më shumë se një vit pasi presidenti Obama vizitoi Brazilin, gjatë një turneu që ai bëri në Amerikën Latine.
Ekonomia e gjashtë më e madhe në botë, Brazili ka rezerva të mëdha të naftës dhe një klasë të mesme, e cila vazhdon të zgjerohet. Brazili gjithashtu është duke luajtur një rol udhëheqës gjithnjë e më agresivë në çështjet globale, duke përfshirë edhe në organizatat si Grupi i 20 vendeve më të industrializuara dhe vendeve në zhvillim.
Në mesin e çështjeve që ata diskutuan në këtë takim ishin tregtia, investimet në teknologji dhe novacione, energjia alternative dhe iniciativa të përbashkëta arsimore, përfshirë programet e bursave për studentët brazilianë, që po ndjekin studimet në universitetet amerikane.
“Kalimi nga diktatura në demokraci, rritja e jashtëzakonshme ekonomike, nxjerrja e miliona njerëzve nga varfëria, dhe marrja e rolit udhëheqës në rajon dhe në botë janë arritje të mëdha për Brazilin”, tha Obama.