Mediat e huaja pasqyrojne shitjen e Albpetrol

Mediat e huaja kanë pasqyruar shitjen e kompanisë shtetërore Albpetrol me anë të një tenderi dhe blerjen e saj për shifrën e 850 milion eurove nga konsortiumi Vetro Energy. Asociated Press, Uashington Post, Financial Times dhe Yahoo Njus shkruajnë në sektorin e tyre të financës se Shqipëria ka shitur kompaninë e saj shtetërore për 850 milion euro. Në shkrim citohet dhe fjala e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, i cili është shprehur se sipas marrëveshjes, kompanisë Vetro Energy i lejohet të eksplorojë dhe të kërkojë për gaz natyral dhe naftë, të ndërtojë një rafineri si dhe të transportojë dhe shpërndajë gaz natyral në Shqipëri për 25 vjet. Marrëveshej u nënshkrua të mërkurën e kaluar pas një procesi tenderimi. Albpetrol me bazë në Patos, 120 kilometra në jug të Tiranës, ka vlerësuar asetet e tij me një vlerë prej 320 milion eurosh. Asetet përfshijnë gjashët fusha nagte, katër fusha gazi si dhe 3 mijë puse nafte nga të cilat 1200 janë aktive. Kompania prodhon të paktën 135 mijë ton naftë vit dhe ka të punësuar rreth 4 mijë persona.