E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat italiane: “Filipi, një matador i vërtetë”Brian është i ri, ka grinte dhe shpejtësi, është një lojtar shumë i mirë. Duhet vetëm të rritet dhe të disiplinohet nga pikëpamja taktike”, - citohet Anzalone, duke folur për Radio Internati

“Është koha të korrim atë që kemi mbjellë”. Kjo është ajo që kërkojnë të Ravena Calcio në Itali. Trajneri Aztori e ka të qartë dhe pret nga të gjithë lojtarët e tij, por dhe nga Brian Filipi, i cili është shndërruar në një lojtar përcaktues. “Corriere Romagna” e “La voce” shkruajnë se në barazimin 1-1 kundër Reggio Emilia, asistin e golit të realizuar nga Zizari, e pati dhënë me shumë zgjuarsi Brian Filipi. 

TRAJNERI - “Skuadra reagoi mirë, e kuptoi se duhej të luftonte deri në fund, është një mëritë më shumë për lojtarët, por kontributin e vërtetë e dha, Brian (Filipi), i cili gatoi dhe golin”. Filipi është një lloj “Ervin Skele” i ri, me të njëjtat karakteristika e nuhatje për gol. Mesfushori i ri avancuar shqiptar ka fituar zemrat e stafit teknik të Ravenës, tifozëve të saj, por dhe vëmendjen e shtypit italian, që e ka ka vlerësuar në vazhdimësi si një lojtar që premton shumë.

ZIZARI-  Vetë autori i golit, Francesko Zizari thotë gjatë një ndërhyrje në specialen e Radio International. “Për golin tim u tregua shumë i zoti Filipi, i cili ma pasoi topin në atë mënyrë, që e godita pa asnjë stërmundim. Për të ardhur keq, është fakti që nuk fitua, pasi patëm tre apo katër raste për të shënuar”.

SHQIPTARI – Të premten, Ravena do të luajë në transfertë kundër Peruxhias për turin e tretë të Lega Pro. Para pak ditësh Brian Filipi u shndërrua në një personazh në Ravena. Autori i dy golave, që i dha edhe lejën Ravenës të presë biletën për në turin e tretë të fazës finale të Kupës së Lega Pro, Brian Filipi tha për Radio International: “Në golin e parë më duhet t’i lejoj vetes edhe ndonjë kompliment, ndërsa në të dytin u tregua i zoti Trota, që më dha edhe atë top të cilin nuk duhet ta gaboja”. “Sulmuesi shqiptar, - shkruhet në sitin e Ravenës, - e ka gjetur bluzën e titullarit pas disa paraqitjeve të shkurtra në kampionat”. Brian Filipi: “Gjatë ndeshjeve kundër Lumezane e Spal hyra gjatë lojës, në këto kushte nuk mund të kesh edhe kohën e mjaftueshme të bësh gjëra të mëdha, pore në fakt ia dola të tregoj se çfarë di të bëj. Trajneri mund të besojë të mua. Filipi tregon besim te skuadra e tij. “Jemi të vetëdijshëm se jemi një skuadër e madhe dhe se do të bëjmë përpara. Nëse do të luajmë mirë, mund të bëjmë pikë më të gjithë”.

ANZALONE -  "Brian Filipi është një lojtar i mrekullueshëm". Konkluzioni për "matadorin" e ri shqiptar e jep Fabrizio Anzalone, mbrojtësi i Ravenës e shok skuadre i talentit shqiptar. Lezhjani Briani Filipi, sulmues i Ravenës në Serinë C1/A dhe Kombëtares U-21 të Shqipërisë (luajti kundër Kroacisë e Azerbajxhanit), shënoi dy gola në Kupë kundër Spal, dhe mediat italiane rajonale e më gjerë nuk i kursyen elozhet. “Brian është i ri, ka grinte dhe shpejtësi, është një lojtar shumë i mirë. Duhet vetëm të rritet dhe të disiplinohet nga pikëpamja taktike”, - citohet Anzalone, duke folur për Radio International.

E Merkure, 12 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›